• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forumi socio-ekologjik në Shkup

Forumi socio-ekologjik në Shkup

Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA) - Politikat energjetike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, janë temë e Forumit të tretë socio-ekonomik (FSE) që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Fondacionit "Fridrih Eber", Qendra Ndërkombëtare "Olof Palme" dhe Progres - Instituti për demokraci sociale.

Në agjendën e forumit janë sfidat mjedisore, agjenda e gjelbër, promovimi i kohezionit social përmes investimeve në punësim, arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe shërbimet cilësore për përfshirje dhe mbrojtje sociale. 

Organizatorët njoftojnë pjesëmarrjen e drejtorit të FES Dialogu për Evropën Juglindore Rene Shlee, ministres  së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, kryetarëve të Komunave të Qendrës Goran Gerasimovski, të Vallandovës Pero Kostadinov, deputetit të Kuvendit të Maqedonisë Dime Velkovski, deputetes suedez Lena Bakelin dhe deputetit shqiptar Damian Gjiknuri . 

"Forumi Socio-Ekologjik i Shkupit është një platformë për shkëmbimin e ideve progresive, e cila u mundëson përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe vendimmarrësve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja të diskutojnë nevojat dhe mundësitë për një transformim të drejtë social të energjisë, i cili do të forcojë sigurinë e vendeve në furnizimin me energji, do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomive dhe do t'i japë fund aksesit të kufizuar dhe të gjitha sfidave që sjell përdorimi i lëndëve djegëse fosile, veçanërisht të dukshme në rajon, informojnë organizatorët. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR