• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forumi ministror BE -Ballkani Perëndimor në Shkup në mesin e temave të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së

Forumi ministror BE -Ballkani Perëndimor në Shkup në mesin e temave të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së

Bruksel, 19 tetor 2023 (MIA) - Në Luksemburg sot fillon mbledhja dyditore e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Unionit, në të cilën një nga pikat është edhe përgatitja për Forumin ministror të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme BE - Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Shkup më 26 dhe 27 tetor.

Në ditën e sotme të parë të mbledhjes, ministrat e punëve të brendshme të vendeve anëtare të Unionit do të debatojnë edhe për Rregullativën për parandalim dhe luftë kundër keqpërdorimit seksual të fëmijëve, për dëmtimin e konektorit të gazit në Detin Baltik, për rezultatet nga Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve për Çminimin në Ukrainë që u mbajt në Zagreb më 11 dhe 12 tetor, për Paktin për azil dhe migrim, për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për Mekanizmin për Mbrojtje Civile të BE-së, si dhe për propozimin ligjor për parandalimin e radikalizimit onllajn të minorenëve.

Gjatë drekës së punës, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ministrat do të bisedojnë për pasojat nga ngjarjet në Lindjen e Afërt ndaj sigurisë së mbrendshme të BE-së.

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit do të mbahet edhe mbledhje e Komitetit të Përzier Shengen, në të cilën do të bisedohet për situatat në zonën Shengen, për luftën kndër tregtisë ilegale me drogë dhe krimin e organizuar ndërkufitar, para së gjithash kundër kontrabandës së emigrantëve, si dhe për progresin e Bullgarisë dhe Rumanisë në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në zonën Shengen. 

Gjatë mbledhjes së nesërme të Këshillit, ministrat e drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së do të debatojnë për Direktivën për harmonizimin e disa aspekteve të ligjit të falimentimit, për luftën kundër mosndëshkimit të krimeve të kryera gjatë agresionit rus kundër Ukrainës, për bashkëpunimin me vendet latine të Amerikës në luftë kundër krimit të organizuar, për përpjekjet për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë, për anëtarësimin e BE-së në Konventën e Stambollit, për negociatat me SHBA-në për një marrëveshje mbi provat elektronike, si dhe për Udhërrëfyesin e BE-së për luftën kundër tregtisë me drogë dhe krimit të organizuar.

Gjatë drekës së punës, ministrat e Drejtësisë do të bisedojnë për përpjekjet për përmirësim të efikasitetit dhe cilësisë së sistemit gjyqësor.

Me mbledhjet e Këshillit do të kryesojnë ministrat spanjoll të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, Fernando Granda Marllaska dhe Maria Pilar Lloç Kuenka. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR