Forumi i tretë socio-ekologjik me debat mbi politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian
- Sot në Shkup mbahet Forumi i tretë Socio-Ekologjik me debat dhe diskutim për politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Siç u tha në takim, janë shkëmbyer idetë se si të zhvillohen më mirë komunat, në interes të qytetarëve. Marrin pjesë deputetë, ekspertë, kryetarë komunash. Diskutohet për drejtësinë sociale në kontekstin e ndryshimeve klimatike.
- Post By Sara Ademi
- 13:24, 11 nëntor, 2023

Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA) - Sot në Shkup mbahet Forumi i tretë Socio-Ekologjik me debat dhe diskutim për politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Siç u tha në takim, janë shkëmbyer idetë se si të zhvillohen më mirë komunat, në interes të qytetarëve. Marrin pjesë deputetë, ekspertë, kryetarë komunash. Diskutohet për drejtësinë sociale në kontekstin e ndryshimeve klimatike.
Rene Shlee, drejtor i FES Dialogut të Evropës Juglindore, tha se ata janë këtu për të parë se cilat janë problemet e rajonit.
Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova theksoi rëndësinë e forumeve të tilla. Kjo është, theksoi ajo, një mundësi për të shkëmbyer përvoja. Shukova shtoi se është gjithmonë pjesë e këtij forumi dhe e mbështet atë, duke theksuar rëndësinë që ka mjedisi jetësor, veçanërisht ndryshimet klimatike, në zhvillimin social-ekonomik të një vendi.
Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, shprehu kënaqësinë e tij për këtë ngjarje dhe informoi se ka ndarë, siç tha ai, historinë e suksesit të komunës së Qendrës nga energjia e pavarur. Ai foli edhe për hapjen e një zyre energjetike në këtë komunë, ku qytetarët do të njihen me mundësitë që ofron komuna, në lidhje me projektet dhe asistencën për amvisëritë e pavarura nga energjia, në fushën e subvencionimit të fasadave, ashensorëve, dhe çative.
"Vazhdojmë me projekte të shkëlqyera, nënvizoi kryetari i komunës.
Lena Bakelin, deputete e Parlamentit Suedez, gjithashtu shprehu kënaqësinë e saj që ishte pjesë e forumit dhe theksoi se ata janë këtu për të frymëzuar njëri-tjetrin, për të mësuar nga njëri-tjetri.
Jelena Pekiq, deputete e Asamblesë së Federatës të Bosnja e Hercegovinës, theksoi se këto janë tema shumë të rëndësishme për të gjithë rajonin.
Sedat Arif, nënkryetar i Komunës së Malmes, i lindur në Shkup, theksoi se ka shumë çështje të rëndësishme që duhet të diskutohen dhe tregoi se do të ndajë përvojat suedeze.
Forumi i tretë Socio-Ekologjik me debat dhe diskutim mbi politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, organizohet nga Fondacioni "Fridrih Ebert", Qendra Ndërkombëtare "Olof Palme" dhe Progres - Instituti për Demokraci Sociale. sa/
Foto. MIA