• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Forumi Energjetik MEF 2023 nën patronazhin e Zëvendëskryeministrit Bytyqi

Forumi Energjetik MEF 2023 nën patronazhin e Zëvendëskryeministrit Bytyqi

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Energjia dhe ekonomia janë të lidhura thellë. Njëra nuk mund të rritet dhe të zhvillohet pa tjetrën, prandaj zgjedhjet që bëjmë sot në sektorin energjetik do të kenë një ndikim të madh në të ardhmen e ekonomive tona dhe në mirëqenien e brezave të ardhshëm, tha sonte zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke i dëshiruar punë të suksesshme Forumit të Energjisë MEF 2023 që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Shkup.

Zëvendëskryeministri Bytyqi nën patronazhin e së cilit organizohet forumi, në solemnitetin e organizuar për pjesëmarrësit, shprehu kënaqësinë e tij që Maqedonia e Veriut do të jetë vend ku do të zhvillohet dialogu, do të shkëmbehen njohuri dhe do të ndahen qasje, arritje, trende dhe strategji inovative në lidhje me sfidat energjetike.

Forumin, temë e së cilit sivjet është “Përmirësimi i trekëndëshit ‘Politikat - Teknologjia Financiare - Energjetike’ për rezistencën energjetike dhe tranzicionin e gjelbër” e organizon Instituti ZIP, në partneritet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacionin e BE-së në Shkup.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë qeveritarë nga vendi dhe rajoni, i ambasadorëve, përfaqësuesve të organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare.

Ky forum filloi në vitin 2018 si një iniciativë që duhej të nxiste një dialog të rregullt formal për tema të ndryshme që lidhen me energjetikën, për të kontribuar në qartësimin e interesave të investitorëve të energjetikës në këtë rajon dhe për të ofruar zgjidhje alternative lidhur me pozicionet gjeostrategjike energjetike. 

foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR