• e diel, 22 dhjetor 2024

Forumi ekonomik "Taksat parafiskale - pjesë e vogël në mozaikun e konkurencës"

Forumi ekonomik

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të flasë në panel diskutimin "Politika për racionalizim të taksave parafiskale dhe reformës për konkurencë më të lartë" në kuadër të Forumit Ekonomik "Taksat parafiskale - pjesë e vogël në mozaikun e konkurencës", në organizim të Fajnans think.

Siç bënë të ditur organizatorët, fjalim hyrës në panel diskutimin do të ketë Xhulian Vasalo, zëvendës-shef i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas çka do të flasë edhe Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive në Fajnans think.

Në panel diskutimin e sotëm, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. 

Në pjesën e diskutimit për promovimin e 18 komunave, pjesë e platformës së parë për taksa parafiskale, është paralajmëruar pjesëmarrje e kryetarëve të komunave Qendër, Berovë dhe Dollnen, Goran Gerasimovski, Zvonko Pekevski dhe Urim Ibeski. 

Do të promovohet edhe platformë për të dhënat e komunave. fc/

Fotografia: Fajnans think

 

QËNDRONI TË LIDHUR