Forumi Dubrovniku 2025: Mucunski në darkën e punës kushtuar Ukrainës
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, mori pjesë në darkën e punës kushtuar Ukrainës - format i rëndësishëm politik në të cilin, si rajon, edhe njëherë u konfirmua mbështetja e fuqishme për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, në pajtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, kumtoi Ministria.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:50, 13 korrik, 2025
Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, mori pjesë në darkën e punës kushtuar Ukrainës - format i rëndësishëm politik në të cilin, si rajon, edhe njëherë u konfirmua mbështetja e fuqishme për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, në pajtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, kumtoi Ministria.
Në fjalim, ministri Mucunski qartë e ceki mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin që Republika e Maqedonisë së Veriut e ofron për Ukrainën, si dhe gatishmërinë për të vazhduar me këtë mbështetje edhe në të ardhmen, në partneritet me aleatët.
Posaçërisht e përshëndeti miratimin e deklaratës së përbashkët me të cilën u konfirmuan angazhimet për ndalim urgjent të veprimeve ushtarake, gjetjen e zgjidhjes përmes negociatave diplomatike, revitalizimin e sektorit energjetik të Ukrainës, si dhe sigurimin e përgjegjësisë për krimet e kryera përmes Ttribunalit të formuar special për krime të agresionit kundër Ukrainës.
Ministri Mucunski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përcaktuar në mbështetjen e Ukrainës dhe përpjekjeve të saj për ruajtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane. Në fjalimin e tij shfaqi bindje se takime të këtij formati rajonal mund të jenë në dobi të madhe për Ukrainën, posaçërisht në kontekst të përcaktimit të hapave të ardhshëm që do të çonin drejt arritjes së një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme paqësore dhe përfundim të agresionit rus.
Përndryshe, Forumi i Dubrovnikut ndërtoi reputacion të një platforme të rëndësishme për dialog ndërkombëtar, duke ofruar hapësirë për këmbim të qëndrimeve dhe debatit për sfidat më të rëndësishme gjeopolitike dhe të sigurisë. Çdo vit, temat e forumit parashtrohen në kontekst të ngjarjeve të rëndësishme globale, duke kontribuuar drejt formimit të një rendi më të sigurt, më të drejtë dhe më konstruktiv ndërkombëtar.
Në margjina të forumit, ministri Mucunski realizoi takime të ndara bilaterale me kolegët e tij - shefa të diplomacive të Bosnjë e Hercegovinës, Elemedin Konakoviq; Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc; Gjeorgjisë, Maka Boporishvili dhe Moldavisë, MKihaj Popshoi. ab/
Foto: МРJdheТJ