• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Forum i zejtarëve dhe krijimi i një asociacioni të odave të zejtarëve në Ballkanin Perëndimor

Forum i zejtarëve dhe krijimi i një asociacioni të odave të zejtarëve në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Oda e zejtarëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë, përmes projektit për promovimin e zejtarisë dhe përforcimin e bashkëpunimit me partnerët sot organizuan forum me temë "Zejtaria si pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe vizioni i saj për krijimin e e fuqisë punëtore të kualifikuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në forumin do të marrin pjesë përfaqësues nga ministritë, nga vetëqeverisja lokale, nga odat, nga qendra për arsim dhe aftësim profesional në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe përfaqësues nga BE-ja, të përfshirë në procesin e krijimit të politikave për arsimin dhe trajnimin profesional të orientuar drejt tregut.

Janë planifikuar dy panel-diskutime: "E ardhmja e zejtarisë - Rëndësia e politikave në ofrimin e mbështetjes për zejtarët" dhe "Krijimi i një mjedisi biznesi më konkurrues për zejtarinë".

Oda paralajmëron edhe nënshkrimin e një deklarate nga Odat e zejtarisë nga rajoni që do të krijojnë një asociacion të odave të zejtarisë në Ballkanin Perëndimor.

"Projekti do të financohet nga BE-ja dhe do të demonstrojë përkushtimin tonë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të kontribuar në krijimin e politikave për rëndësinë e zejtarisë në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së Odave të zejtarëve në Ballkanin Perëndimor, sipas rekomandimeve dhe direktivave evropiane në këtë fushë", theksohet nga Oda e Zejtarisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR