• e diel, 29 dhjetor 2024

Forum Biznesi Maqedoni e Veriut - Finlandë në organizim të Odës Ekonomike

Forum Biznesi Maqedoni e Veriut - Finlandë në organizim të Odës Ekonomike

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) -  Kompani nga sektori i TIK-ut,   minierave, mbrojtjes së mjedisit jetësor, prodhimit dhe shitjes së pajisjeve mjekësore dhe ndërtimtarisë, të interesuara për vendosjen e bashkëpunit  afarist dhe shkëmbim të përvojave janë të pranishme në forumin e sotëm të biznesit Maqedonia e Veriut-Finlandë që po mbahet në Shkup në organizim të Odës Ekonomike.

"Nuk ka akt më të mirë  nga shënimi i 30 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës, përveç përmes Forumit të Biznesit. Niveli i lartë i besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë politik, pa çështje të hapura apo probleme dypalëshe, është bazë e shkëlqyer për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve përmes lidhjes së kompanive të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës", deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në fillim të forumit të biznesit.

 

Ai theksoi se kompanitë finlandeze në forumin e sotëm do të njihen me politikat ekonomike të Qeverisë për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve të huaja në vend, të cilat vitin e kaluar arritën një rezultat historik prej 753 milionë euro.

"Realizimi i investimeve në vendin tonë mund të intensifikojë lidhjet ekonomike dhe të krijojë partneritete reciprokisht të dobishme ndërmjet komuniteteve të biznesit. Fokusi ynë është që përmes investimeve të reja të huaja  të hapim vende pune,  të cilat do të ofrojnë paga më të larta për qytetarët tanë. Në të njëjtën kohë, e mbështesim inovacionin dhe konkurrencën e ekonomisë, në këtë rast duke u kujdesur që ta rrisim  bashkëpunimin ndërmjet kompanive vendase dhe të huaja", tha Bytyqi. 

 Forumi i sotëm i biznesit, shtoi, ofron mundësi përmes dialogut të ndahen vlerat të cilat janë të një rëndësie të veçantë për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive në shekullin 21, ndërsa të cilat që kanë potencial unifikues për ekonomitë e Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës.

 

Ambasadori finlandez në largim, Kimo Lahdevirta theksoi se shpreson se forumi do të jetë hapi i parë për bashkëpunim më të madh dhe më intensiv ndërmjet kompanive të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës.

“Forumi i sotëm dëshmon se  gjithnjë e më shumë ka  interes në Finlandë për investime në Maqedoninë e Veriut dhe pikërisht për këtë ka kompani finlandeze nga sektorë të ndryshëm si miniera, energjetikë, shëndetësi, sektori i TIK-ut”, deklaroi Lahdevirta. ar/

 Foto: Qeveri

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR