• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Forum biznesi: Integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me BE-në, ndikimi i kompanive sllovene në Maqedoninë e Veriut

Forum biznesi: Integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me BE-në, ndikimi i kompanive sllovene në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, bashkë me Shoqatën e Sipërmarrësve nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, Instituti për Zgjidhje Strategjike dhe Spirit Sllovenia sot organizon forum biznesi me titull "The water is rising: Running a Business while Managing Crises".

Një nga temat e forumit do të jetë edhe integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me BE-në

Qëllimi i ngjarjes është që të shqyrtohet ndikimi i kompanive sllovene në Maqedoninë e Veriut, të gjendet sinergji për bashkëpunim të ardhshëm dhe të kthehet vëmendja drejt të gjithë sfidave ekzistuese dhe të pritshme lokale dhe globale. 

Ngjarja e këtij viti në Shkup do ta shqyrtojë ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe gjeopolitikës ndaj menaxhimit me rreziqe dhe biznesit. fc/

Fotografia: Ambasada e Republikës së Sllovenisë

QËNDRONI TË LIDHUR