• e shtunë, 23 nëntor 2024

Forum afarist i Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë në Shkup, potencial për investime të reja në sektorin energjetik

Forum afarist i Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë në Shkup, potencial për investime të reja në sektorin energjetik

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Investimet e përgjithshme nga Austria në shtet tejkalojnë një milairdë euro, në gjysmën e parë të vitit këbimi tregtar shënon rritje prej 14,58 për qind, por ekziston hapësirë për bashkëpunim akoma më të madh sepse është evidentuar bilanc negativ prej 49,4 milionë dollarëve.

Biznesmenë nga vendi dhe Austria sot në forumin afarist në Shkup po i shqyrtojnë mundësitë për investime të reja dhe bashkëpunim në sektorin energjetik so një prej më të rëndësishmeve në biznes në kontekstin global, si dhe në sferën e telekomunikimeve, inxhinierisë, dizajnit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Jadranka Arizankovska, këshilltare për integrime në BE në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut, theksoi se ka interesim të madh nga kompani austriake nga sfera që janë të rëndësishme për shtetin.

Në forum, të cilin Oda e organizon me Sektorin tregtar pranë Ambasadës austriake në Shkup janë të pranishëm përfaqësues të kompanive nga energjetika, telekomunikimet, prodhues të valvulave elektromotorike për elektrana për gaz dhe avull, për biomasa...

Edhe pse Austria këtë vit është partnerja jonë tregtare e njëzetë, siç tha Arizankovska, megjithatë të dhënat nga Regjistri qendror konfirmojnë se në thelb është investuesja e dytë më e madhe dhe investimet në vitin 2022 nga ana e kompanive ausriake janë 146,66 milionë euro.

Juta Valter, atashe tregtar i Austrisë për Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, potencoi se ekziston potencial i madh për bashkëpunim të kompanove austriake dhe atyre të vendit. Pret të vazhdojë rritja në këmbim dhe investime.

Në forum po marrin pjesë kompani nga disa veprimtari, por kyç, siç tha, do të jetë sektori energjetik, nga i cili janë të pranishme disa kompani nga Austria të cilat do të kenë takime të drejtpërdrejta me ndërmarrje nga vendi.

Investimet më të mëdha të deritanishme nga Austria në shtet janë nga sektori elektro-energjetik, bankar, financiar, si dhe sektori i telekomunikimeve.

Forumi i sotëm afarist mes kompanive nga vendi dhe Austria është i dyti prej fillimit të këtij viti, në organizim të Odës ekonomike dhe Sektorit tregtar pranë Ambasadës austriake. ab/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR