• e hënë, 23 dhjetor 2024

Formohet komisioni interdisiplinar për rastin me nxënësin nga SHF "Llazo Angelovski"

Formohet komisioni interdisiplinar për rastin me nxënësin nga SHF

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - U formua komision interdisiplinar lidhur me rastin me nxënësin e klasës së tretë nga shkolla fillore "Llazo Angelovski" në Shkup, i cili duhej të transferohet në Shkollën fillore "11 Tetori". Komisioni do të duhet ta shqyrtojë rastin dhe të ndërmarrë masa, të cilat do të jenë në interes edhe të nxënësit edhe të të gjithë palëve të involvuar.

"Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr pjesë në gjetjen e zgjidhjes për rastin me nxënësin, me të cilin opinioni tashmë u informua dhe në këtë drejtim, me iniciativë të MASH-it, u formua komisioni interdisiplinar, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë, Byrosë për zhvillim të arsimit, komunës, shkollës dhe shërbimeve sociale, i cili do të takohet për rishqyrtimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate në pajtim me rregullativën ligjore, në fokus të të cilit janë interesat më të mira të nxënësit, por edhe të të gjithë involvuarve", thonë nga MASH.

Nxënësi i klasës së tretë, nga sjellja e të cilit ankohen prindërit nga SHF "Llazo Angelovski" në Lisiçe të Re, duhej të transferohet në SHF "11 Tetori" në Qendër. prindërit e nxënësve "11 Tetori" e bojkotuan mësimin, ndërsa pas tërheqjes së vendimit dhe kthimit të tij në shkollën amë "Llazo Angelovski", sot e zbrazët mbeti edhe kjo shkollë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR