Forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe integrimi evropian në fokus të takimit të Mickoskit me Rozenkranc
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ministren suedeze për Çështje Evropiane, Jesica Rozenkranc.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ministren suedeze për Çështje Evropiane, Jesica Rozenkranc.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, me një fokus të veçantë në integrimin evropian, proceset gjithëpërfshirëse të reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, publikoi kryeministri në Fejsbuk.
Takimi, shtohet në publikimin, përfaqëson një nxitje të fortë për promovimin e mëtejshëm të partneritetit dhe iniciativave të përbashkëta në frymën e vlerave evropiane. ls/
Foto: FB i Hristijan Mickoskit