• e shtunë, 23 nëntor 2024

Forcat speciale turke mbërritën në Kosovë që ta ndihmojnë KFOR-in

Forcat speciale turke mbërritën në Kosovë që ta ndihmojnë KFOR-in

Stamboll, 5 qershor 2023 (MIA) - Pjesëtarë të batalionit turk të komandove, dërgimi i të cilëve ishte kërkuar nga NATO-ja, mbërritën në Kosovë për shkak të perkqësimit të situatës së sigurisë. 

Një përfaqësues i Ministrisë turke të Mbrojtjes javën e kaluar deklaroi se rreth 500 ushtarë turq do të dërgohen në Kosovë.

NATO-ja të martën paralajmëroi se do të dërgojë 700 ushtarë shtesë në Kosovë që t'i përforcojë forcat e KFOR-it, në përbërje të të cilit deri më tani ishin rreth 3.800 ushtarë, përfshirë edhe 350 nga Turqia. 

Tensionet në veri të Kosovës eskaluan më 26 maj, kur njësitet speciale të policisë së Kosovës i okupuan ndërtesat e vetëqeverisjes lokale në komunat me shumicë serbe, me qëllim që të vendosin kryetarë të rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet të cilat u bojkotuan nga serbët. 

Të hënën, më 29 maj, dhjetëra njerëz nga të dyja anët ishin lënduar në përleshjet mes forcave të KFOR-it dhe forcave speciale të sigurisë me serbët lokalë. fc/

Fotografia: EPA  
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR