• e martë, 26 nëntor 2024

Forcat speciale të Maqedonisë së Veriut, pjesë e stërvitjes ushtarake shumëkombëshe në Greqi

Forcat speciale të Maqedonisë së Veriut, pjesë e stërvitjes ushtarake shumëkombëshe në Greqi

Athinë, 6 shtator 2024 (MIA) - Forcat e operacioneve speciale nga Maqedonia e Veriut së bashku me forcat speciale nga SHBA-ja, Franca, Italia, Qiproja, Bullgaria, Austria, Polonia, Egjipti dhe Greqia nikoqire, po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “ORION-24” që po mbahet nga 2 deri më 13 shtator në rajonin e gjerë të Atikës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në kuadër të stërvitjes janë planifikuar dhjetëra skenarë kompleksë si në tokë, ujë dhe ajër, ndërsa Shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes kombëtare të Greqisë publikoi foto dhe video të realizimit të stërvitjes ushtarake në rrjetet sociale.

Sipas mediave greke, ndër skenarët janë çlirimi dhe rimarrja e një ishulli të vogël në pjesën lindore të detit Egje, që është gjithashtu një skenar me vështirësi të mëdha operacionale, si dhe arratisja e dy komandove nga një nëndetëse.

Njëkohësisht do të kryhen kërcime me parashuta natën dhe ditën, kërcime nga helikopterë në pjesën detare, si dhe përdorimi i armëve dhe snajperëve, neutralizimi i mjeteve shpërthyese dhe dhënia e ndihmës së parë.

Pjesëtarët e forcave speciale të Maqedonisë së Veriut morën pjesë edhe në stërvitjen ushtarake të vitit të kaluar “ORION 23” e cila u zhvillua nga 24 prilli deri më 5 maj në Greqi. qa/

Foto/video: Shtatmadhoria e mbrojtjes kombëtare të Greqisë 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR