• e premte, 05 dhjetor 2025

Forcat qeveritare siriane vranë 19 civilë druzë në Seidë

Forcat qeveritare siriane vranë 19 civilë druzë në Seidë

Damask, 15 korrik 2025 (MIA) – Forcat qeveritare siriane “ekzekutuan” 19 civilë druzë në Sveidë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR). 

Sot në mëngjes, forcat qeveritare të shpërndara në qytetin sirian jugor, i cili ishte nën kontroll të luftëtarëve lokalë, vendosën armëpushim, duke thënë se duan ta kthejnë paqen në rajon pas përleshjeve dyditore ndërmjet druzëve dhe beduinëve në të cilat u vranë rreth qindra njerëz. 

“Shërbyes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme ekzekutuan 12 civilë pasi sulmuan pansionin e familjes Radvan në qytetin Seida”, njoftoi SOHR.

Organizata joqeveritare, gjithashtu, njoftoi se një grup i armatosur i lidhur me forcat qeveritare ekzekutoi “katër civilë druzë, duke përfshirë një grua, në pansionin Mazluma në fshatin Taala” në zonën Seida. 

Hjuman rajts uoç, gjithashtu, njoftoi se një grup tjetër i armatosur që ka lidhje me shërbimet e sigurisë ka qëlluar tre burra në afërsi të rrethrrotullimit Al – Basha, në veri të qytetit Seida, në prani të nënës së tyre, e cila ishte dëshmitare në ekzekutim. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR