• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Forcat paqeruajtëse të KB-së në Liban bënë thirrje që Izraeli dhe Hamasi t'i ndalojnë armiqësitë

Forcat paqeruajtëse të KB-së në Liban  bënë thirrje që Izraeli dhe Hamasi t'i ndalojnë armiqësitë

Bejrut, 27 shkurt 2024 (MIA) - Forcat e përkohshme paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) sot i kanë ftuar Izraelin dhe grupin libanez Hezbollah që t'i ndalojnë armiqësitë që të parandalohet eskalimi i mëtejshëm përgjatë kufirit libanezo-izraelit.

UNIFIL në komunikatë thekson se ka tren shqetësues në shkëmbim të zjarrit ndërkufitar mes Izraelit dhe Hezbollahut.

“Ky konflikt tashmë ka marrë shumë jetë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpitë dhe infrastrukturën publike. Kjo e kërcënon jetesën dhe i ndryshoi jetët e dhjetëra mijëra civilëve në të dy anët e Linjës Blu. Megjithatë, tani po shohim një zgjerim dhe intensifikimin e sulmeve”, thuhet në komunikatë.

UNIFIL u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t'i ndalojnë armiqësitë me qëllim që të parandalohet eskalimi i mëtutjeshëm dhe të lihet hapësirë për zgjidhje politike dhe diplomatike, e cila mund ta kthejë stabilitetin dhe sigurinë e njerëzve në këtë rajon.

Tensionet janë ndezur përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit për shkak të këmbimzjarrit gjithnjë e më të shpeshtë mes forcave izraelite dhe Hezbollahut, në siç besohet, luftimet më vdekjeprurëse pasi që dy palët kanë zhvilluar luftë të madhe në vitin 2006. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR