Forcat e sigurisë siriane po përgatiten për ripozicionim në Sveida
- Forcat e sigurisë siriane po përgatiten të ridislokohen në qytetin e Sveidës, ku shumica e popullsisë është Druzë, për të qetësuar përleshjet midis fiseve Druze dhe Beduine, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë siriane të Punëve të Brendshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:40, 18 korrik, 2025
Damask, 18 korrik 2025 (MIA) - Forcat e sigurisë siriane po përgatiten të ridislokohen në qytetin e Sveidës, ku shumica e popullsisë është Druzë, për të qetësuar përleshjet midis fiseve Druze dhe Beduine, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë siriane të Punëve të Brendshme.
Izraeli bëri të ditur se e ka paralajmëruar qeverinë siriane të tërhiqet nga jugu.
Forcat siriane u tërhoqën nga Sveida dje pas përleshjeve me luftëtarët Druzë, pas sulmeve izraelite dhe presionit diplomatik për t'u tërhequr nga zona.
Izraeli të mërkurën goditi disa objektiva në Damask, duke thënë se po mbron Druzët.
Foto: EPA