• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fon der Lajen: Ukraina mund të hyjë në BE para vitit 2023

Fon der Lajen: Ukraina mund të hyjë në BE para vitit 2023

Kiev, 24 shkurt 2025 (MIA) - Ukraina mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2030, nëse vazhdon me reformat me të njëjtën dinamikë dhe cilësi, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. 

Fon der Lajen theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së bazohet në merita dhe se anëtarësimi duhet të jetë i dobishëm si për vendin kandidat ashtu edhe për Unionin. Ajo shtoi se Unioni shmang dhënien e datave të sakta për anëtarësim, për të mos krijuar pritshmëri joreale tek kandidatët e tjerë.

“Ukraina po bën përparim të mirë dhe nëse vazhdon me reformat me këtë shpejtësi dhe cilësi, është e mundur që ajo të bëhet anëtare para vitit 2030”, deklaroi Fon der Lajen. ls/ 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR