• e enjte, 04 dhjetor 2025

Fon der Lajen të mërkurën në Shkup në takime me Siljanovska Davkovën, Mickoskin dhe Gashin

Fon der Lajen të mërkurën në Shkup në takime me Siljanovska Davkovën, Mickoskin dhe Gashin

Bruksel, 10 tetor 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen javën e ardhshme do t'i vizitojë partnerët e BE-së nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të së cilës ajo të mërkurën pasdite do të qëndrojë në Shkup, kumtoi sot zëdhënësja e lartë e KE-së Paula Pinjo.

Pinjo informon se gjatë qëndrimit në Shkup, Fon der Lajen do të mbajë takime të veçanta me presidenten e Maqedonisë Gordana Siljanovska Davkova, me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Turneun e saj vjetor në Ballkanin Perëndimor, Fon der Lajen do ta fillojë të hënën nga Tirana, ku do të takohet me presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, pastaj do të mbajë fjalim në hapjen e Formut Rajonal të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ditë e njejtë Fon der Lajen do të udhëtojë në Tivat, ku do të takohet me presidentin Jakov Millanoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq. Të martën në Tivat kryetarja e KE-së do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve për të ardhme të mençur dhe të gjelbër.

Nga Tivati, Fon der Lajen të martën do të udhëtojë në Sarajevë në takime me anëtarët e Presidencës së Bonja e Hercegovinës dhe me kryesuesen e Këshillit të ministrave, Borjana Krishto. Ditën e njejtë, ajo do ta vizitojë edhe Qendrën Memoriale në Srebrenicë.

Ditën e punës të mërkurën Fon der Lajen do ta nisë në Beograd ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Gjuro Macut, pastaj do të vazhdojë në Prishtinë në takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Nga Prishtina, Fon der Lajen të mërkurën pasdite do të udhëtojë në Shkup, që do të jetë pjesa e fundit e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Siç kumtoi Komisioni Evropian, ky turne do të jetë mundësi që Fon der Lajen ta riafirmojë mbështetjen e BE-së për anëtarësim të vendeve nga rajoni në Union dhe për qasjen e tyre graduale në Tregun e vetëm evropian, si dhe të bisedojë për zbatimin e Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Ky është turneu i pestë me radhë i Fon der Lajen në Ballkanin Perëndimor pas atyre nga katër vitet paraprake, që, siç citon KE, konfirmon vlerën që rajoni e ka për Ballkanin Perëndimor. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR