Fon der Lajen: Kemi gjithçka që na duhet që t'i mbrojmë njerëzit dhe prosperitetit tonë
- –Agjenda vendore e BE-së nuk mundet të shihet ndaras nga ngjarjet globale, siç janë kërcënimet për prosperitetin dhe qëndrueshmërinë globale dhe rritjes së protekcionizmit, porositi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në paraqitjen para Parlamentit Evropian në Strasburg në debatin kushtuar konkluzioneve në Samitin e Unionit të mbajtur më 20 mars.
- Post By Fitore Curri
- 11:02, 1 prill, 2025

Strasburg, 1 prill 2025 (MIA) –Agjenda vendore e BE-së nuk mundet të shihet ndaras nga ngjarjet globale, siç janë kërcënimet për prosperitetin dhe qëndrueshmërinë globale dhe rritjes së protekcionizmit, porositi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në paraqitjen para Parlamentit Evropian në Strasburg në debatin kushtuar konkluzioneve në Samitin e Unionit të mbajtur më 20 mars.
“Kur filloi ëndrra për Evropë të bashkuar, ajo filloi me idenë e thjeshtë: Të krijojmë një treg të vetëm. Ti thyejmë barrierat dhe t’i ulim doganat. Ajo na bëri të fuqishëm... Pastaj në frymën e njëjtë, punuam me partnerët në mbarë botën – duke përfshirë edhe Amerikën. Ndërtuam lidhje për të cilat besuam se janë të pathyeshme”, tha Fon der Lajen.
Pikërisht për shkak të kësaj, sipas saj, shumë evropianë ndjehen përfundimisht të dekurajuar nga paralajmërimet nga SHBA-ja për doganat për importin e çelikut, aluminit, automobilave dhe pjesëve të veturave, pas çka do të vijojnë edhe sektorët për gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike dhe industria e drurit, ndërsa pastaj mund të priten të a.q. “dogana reciproke”.
“Të jem e qartë: Evropa nuk e filloi këtë konfrontim. Mendojmë se është i gabuar. Por, porosia ime për ju sot është edhe se kemi gjithçka që na nevojitet që t’i mbrojmë njerëzit tanë dhe prosperitetin tonë. E kemi tregun e vetëm më të madh në botë. Kemi forcë që të negociojmë. Kemi forcë që të kthejmë. Edhe populli i Evropës duhet ta dijë: Bashkë gjithnjë do t’i promovojmë dhe mbrojmë interesat dhe vlerat tona. Dhe gjithnjë do të angazhohemi për Evropë”, theksoi Fon der Lajen.
Ajo theksoi se doganat i bëjnë gjërat më të këqija, e jo më të mira, duke përsëritur qëndrimin e saj të thënë më herët se doganat janë tatime për amerikanët për ushqimet dhe ilaçet e tyre, të cilat do ta nxisin inflacionin.
“Fabrikat amerikane do të paguajnë më shumë për komponentë të cilat do të prodhohen në Evropë. Kjo do të kushtojë vende të punës. Do të krijojë përbindësh demokratik nga procedura të reja doganore, ndërsa sot kjo nuk i duhet askujt - as në SHBA, as në Evropë”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.
Fon der Lajen potencoi se BE-ja është e hapur për bisedime sepse dëshiron zgjidhje përmes bisedimeve të drejtuar në arritjen e bilancit tregtar të mallrave dhe shërbimeve, do të vazhdojë ta diversifikojë tregtinë me partnerë të tjerë përmes marrëveshjeve tregtare dhe do ta dyfishojë tregun e vetëm.
“Parlamenti Evropian gjithmonë ka punuar shumë për të përfunduar tregun e përbashkët. Tani kemi një mundësi brezash për ta realizuar atë”, tha Fon der Lajen, duke shtuar se, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), barrierat në tregun e brendshëm evropian janë të barabarta me tarifat prej 45 për qind për prodhimin dhe 110 për qind për shërbimet.
Ajo theksoi se kjo duhet të ndryshojë menjëherë dhe për këtë qëllim, ajo ngarkoi nënkryetarin ekzekutiv të KE-së për prosperitet dhe strategji industriale, Stefan Sezhurne, të propozojë "propozime konkrete dhe të guximshme" muajin e ardhshëm për të hequr disa nga barrierat në tregun evropian dhe për të parandaluar shfaqjen e të rejave.
“Këto reforma janë të vonuara. Dhe tani ato janë bërë më urgjente se kurrë më parë. Në një ekonomi globale të trazuar, Tregu i vetëm është streha jonë e sigurt. Tridhjetë vjet pasi Zhek Delor vendosi gurthemelin e saj, është koha për të përfunduar punën”, theksoi Fon der Lajen. fc/
Foto: EPA