• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen futet në pjesën e dytë të betejës për rizgjedhjen e saj

Fon der Lajen futet në pjesën e dytë të betejës për rizgjedhjen e saj

Bruksel, 10 qershor 2024 (MIA) - Pas rezultatit të mirë të Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (PPE) në zgjedhjet evropiane që përfunduan dje, kryetarja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen po përgatitet për gjysmën e dytë të betejës për rizgjedhjen e saj në detyrë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. 

Sipas të dhënave të fundit të zgjedhjeve, PPE fitoi 184 vende deputetësh, përpara Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (SD) me 139 eurodeputetë. 

Forca e tretë politike mbetet grupi liberal "Të rinovojmë Evropën" me 79 mandate, para grupit të krahut të djathtë, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (KRE) me 73 dhe grupi i ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID) me 58 vende. Blloku i të Gjelbërve dhe Aleanca evropiane (EFA) fitoi mes 52 eurodeputetë, ndërsa E Majta 36 vende. 

Rreth 99 vendet e mbetura në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh iu takuan partive që nuk janë anëtare të asnjë grupi evropian, mes të cilëve është ekstremi i djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD), Lëvizja populiste italiane Pesë yje (M5C), nacional-konservatori dhe populisti i djathtë Fides i kryeministrit hungarez Viktor Orban, Drejtimi populist dhe nacionalist-socialdemokracia (Smer-SD) e kryeministrit slloven Rober Fico, socialdemokrati Glas-Demokracia sociale (Hlas) e presidentit të Sllovakisë, Peter Pelegrini dhe Aleanca gjermane e majtë dhe populiste e Zara Vagenkneht (BSV).

Kandidatja kryesore e PPE-së, Fon der Lajen mbrëmë në fjalimin e saj të fitores para gazetarëve në Parlamentin Evropian, deklaroi se në lidhje me rizgjedhjen e saj, synon të kontaktojë fillimisht me socialdemokratët dhe liberalët për të vazhduar "marrëdhëniet konstruktive dhe të provuar" të ndërtuara gjatë pesë viteve të fundit, duke theksuar se do të punojë për formimin e një aleance të forcave që janë të orientuara në mënyrë pro-evropiane, pro-ukrainase dhe pro sundimit të ligjit.

Si reagim ndaj mesazheve të tilla të Fon der Lajenit, kandidatja kryesore e socialdemokratëve dhe komisionari aktual evropian për Punë dhe të Drejta Sociale, Nikolas Shmit tha se SD është gati të negociojë një "kontratë për vitet e ardhshme".

"Shumë qartë i dëgjoj mesazhet që vijnë nga Ursula fon der Lajen. Absolutisht jam i vetëdijshëm dhe i bindur se ekziston vullneti për të punuar së bashku dhe për të luftuar për të gjetur kompromiset e duhura, por edhe zgjidhjet e duhura", tha mbrëmë Shmit. 

Fon der Lajen më parë ka njoftuar se do të përpiqet të sigurojë mbështetje të gjerë për rizgjedhjen e saj dhe të miratojë legjislacionin e ardhshëm me një shumicë që do të ishte më e lartë se në zgjedhjen e saj të parë në vitin 2019, kur ajo u zgjodh me një shumicë prej shtatë votash falë Lëvizjes italiane Pesë Yjet. Njoftimet e tilla nga Fon der Lajen u interpretuan si "një derë e mbetur e hapur" për bashkëpunim me disa nga partitë nga radhët e KRE-së kryesisht me FDI të kryeministres italiane, Xhorxha Meloni.

Por, në fjalimin e mbrëmshëm, Fon der Lajen nuk iu referua fare bashkëpunimit të mundshëm me disa prej partive nga e djathta, duke u distancuar nga ideja për të formuar një lloj shumice të djathtë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në të ardhmen ajo nuk do t'i drejtohet ECR-së dhe mbi të gjitha Melonit për ndihmë, nëse i nevojitet.

Për rizgjedhje Fon der Lajen ka nevojë për 361 vota, shumica eventuale e vjetër- e re në Parlamentin Evropian të PPE-së, SD dhe liberalët tani kanë 403 deputetë. Mbështetje të mundshme për rizgjedhjen njoftuan Të Gjelbrit me 52 mandatet e tyre, duke çuar në një shumicë tashmë të respektueshme gati dy të treta prej 455 votash. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR