• e diel, 22 dhjetor 2024

Fon der Lajen e publikoi përbërjen e re të KE-së: Sllovenja Marta Kos eurokomisare e re për zgjerim

Fon der Lajen e publikoi përbërjen e re të KE-së: Sllovenja Marta Kos eurokomisare e re për zgjerim

Bruksel, 17 shtator 2024 (MIA) – Prosperiteti, siguria dhe demokracia, bashkë me konkurrencën dhe tranzicionin digjital dhe energjetik, do të jenë prioritete themelore të Komisionit të ri Evropian, deklaroi sot kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen në konferencë për media në Strasburg në të cilën zyrtarisht i prezantoi eurokomisionerët e rinj dhe dikasteret me të cilët do të udhëheqin.

Sipas saj, i gjithë Kolexhi i komisionerëve do të jetë i dedikuar në konkurrencën dhe fuqizimin e sovranitetit teknologjik, sigurisë dhe demokracisë dhe ndërtimit të ekonomisë konkurruese, dekarbonizuese dhe ciklike me tranzicion korrekt për të gjithë, si dhe dizanjim të strategjisë së guximshme industriale me inovacione dhe investime, fuqizim të kohezionit evropian dhe rajone dhe mbështetje të njerëzve, aftësive dhe modelit tonë social.

“Qëllimi është që të garantohet se Evropa mund t’i vendosë interesat e saja dhe të kryesojë me botën”, theksoi Fon der Lajen në konferencë për media, që u mbajt pas takimit të saj me anëtarët e Konferencës së kryetarëve të Parlamentit Evropian, që e përbëjnë kryetarja e PE-së, Roberta Mecolla dhe njerëzit e parë të grupeve parlamentare. 

Fon der Lajen potencoi se çdo anëtar i KE-së është i barabartë dhe çdo komisar ka përgjegjësi të njëjtë që t’i përmbushë prioritetet e vendosura. 

“Kjo do të thotë që të gjithë komisionerët duhet të punojnë së bashku. Në këtë frymë, çdo nënkryetar ekzekutiv do të ketë edhe një portfolio për t'u fokusuar, në të cilin do të duhet të punojë me komisionerët e tjerë, sepse ajo që prek sigurinë ndikon edhe në demokraci, ajo që ndikon në ekonomi ndikon edhe në shoqëri dhe ajo që ndikon në klimën dhe mjedisin gjithashtu prek njerëzit dhe biznesin”, shtoi Fon der Lajen.

Ajo potencoi se gjatë përbërjes së KE-së dhe shpërndarjes së dikastereve ka mbajtur llogari për arritjen e barazisë dhe lidhur me përfaqësimin gjinor dhe gjeografik, dhe kështu në Komision do të ketë 11 gra, që është rreth 40 për qind. 

“Kur e mora setin e parë të nominimeve dhe kandidatëve, ishim rreth 22 për qind gra dhe 78 për qind burra. Kjo ishte e papranueshme. Për këtë punova me vendet anëtare dhe arritëm ta përmirësojmë barazinë në 40 për qind gra dhe 60 për qind burra”, potencoi Fon der Lajen. 

Komisioni i ri Evropian do të ketë gjashtë nënkryetarë ekzekutivë, katër gra dhe dy burra. Teresa Ribera e Spanjës do të jetë zëvendës-presidentja ekzekutive për tranzicionin e pastër, të drejtë dhe konkurruese dhe komisionerja evropiane për politikën e konkurrencës, Hena Virkunen e Finlandës do të jetë zëvendës presidente ekzekutive për teknologjinë, sovranitetin, sigurinë dhe demokracinë dhe komisionerja evropiane për teknologjitë digjitale dhe francezi Stefan Sezhurne do të jetë zëvendës-president ekzekutiv për prosperitetin dhe strategjinë industriale dhe komisioner evropian për industrinë, SME-të dhe tregun unik.

Tre nënkryetarët e tjerë ekzekutivë do të jenë rumunia Roksana Manzatu, përgjegjëse për aftësitë dhe formimin profesional të njerëzve, e cila do të jetë edhe eurokomisionere për aftësitë, arsimin, kulturën, punët cilësore dhe të drejtat sociale, italiani Rafaele Fito, i cili do të jetë përgjegjës për kohezionin dhe reformat dhe komisioneri evropian për politikat e kohezionit, zhvillimin rajonal dhe qytetet dhe estonezja Kaja Kalas, si përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Sllovakia Marosh Shefçoviq do të jetë komisioner evropian për tregtinë, sigurinë ekonomike, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe transparencën, letonezi Valdis Dombrovskis për ekonominë, produktivitetin, zbatimin dhe thjeshtimin, kroatja Dubravka Shuica është propozuar si komisionare evropiane për Mmsdheun dhe hungarezin Oliver Varhei për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve.

Eurokomisioner për klimën, netë zero emetime dhe rritje të pastër do të jetë holandezi Vopke Hukstra, për mbrojtje dhe Hapësirë lituanezi Andrius Kubilius, për zgjerim sllovenia Marta Kos, ndërsa për partneritet ndërkombëtar eku Jozef Sikela. 

Qiprioti Kostas Kadiz do të menaxhojë departamentin e peshkimit dhe oqeaneve, portugezja Maria Luis Albuquerque me shërbimet financiare, kursimet dhe investimet, belgu Hadja Labib me përgatitjen dhe menaxhimin e krizave dhe austriaku Magnus Brunner me punët e brendshme dhe migracionin.

Jesika Rozvoll nga Suedia do të jetë eurokomisare për mjedis jetësor, rezistencë të ujërave dhe ekonomi konkurruese ciklike, Pjotr Serafin nga Polonia për buxhet, luftë kundër mashtrimeve dhe administratë publike, Den Jorgensen nga Suedia për energji dhe banim, ndërsa bullgarja Ekaterina Zaharieva për hulumtim dhe inovacione. 

Irlandezi Majkëll Megkrat do të jetë komisar për demokraci, drejtësi dhe sundim të drejtësisë, greku Apostolos Cicikostas për transport të qëndrueshëm dhe turizëm, Kristof Hansen nga Luksemburgu për bujqësi dhe ushqim, ndërsa Glen Mikalef nga malta për barazi të gjenerateve, kulturë, rini dhe sport.

Sipas Fon der Lajen, porosi kyçe që vjen nga përbërja e tillë e KE-së është se pa dallim se prej ku vijnë dhe pa marrë parasysh pozitën e tyre, të gjithë anëtarët e Kolexhit të komisarëve duhet të punojnë bashkë.

“Do të kemi debate të hapura, të gjithë do të jemi të pavarur në mendime dhe veprime dhe të gjithë do ta marrim detyrimin për zbatimin e asaj që jemi marrë vesh”, theksoi Fon der Lajen. 

Ajo shtoi se tashmë pas prezantimit zyrtar të përbërjes së Komisionit Evropian para Parlamentit Evropian, mund të vazhdojë me procedurën formale për miratimin e Kolegjit të ri të lomisionerëve. fc/

Fotografia: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR