• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Fon der Lajen: BE-ja është këtu për ta ndihmuar popullin ukrainas në përballje me sfidat

Fon der Lajen: BE-ja është këtu për ta ndihmuar popullin ukrainas në përballje me sfidat

Bruksel, 20 shtator 2024 (MAI) - Sot jam këtu për t'i transmetuar popullit të Ukrainës se Bashkimi Evropian është këtu për ta ndihmuar në këto kohë sfidash në prag të dimrit, në mënyrë që të mund të ndizet drita dhe të ngrohet si dhe ta mirëmbajë ekonominë e vet, përderisa në të njejtën kohë po lufton për ekzistencën e vet, porositi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen nga Kievi.

"Dimri po afron, ndërsa Rusia vazhdon ta targetojë infrastrukturën tuaj civile në mënyrë të paturpshme dhe të ligë në mënyrë që të tentojë ta shtyjë vendin tuaj në errësirë. Dhe munda të shoh sot në mëngjes, kur vizitova një prej pozicioneve tuaja të pamposhtura, se sa janë të vendosur ukrainasit të kujdesen që kjo të mos ndodhë", deklaroi Fon der Lajen në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Ajo përkujtoi se BE-ja dje së bashku me Agjencinë ndërkombëtare për energji, promovoi "Plan dimëror për Ukrainën, me të cilin mes tjerash parashihet riparimi i infrastrukturës energjetike të dëmtuar gjatë sulmeve ruse, ndërlidhja e vendit me rrjetin elektrik evropian dhe sigurimi i kushteve për qarkullim të përhershëm të rrymës në vend.

Fon der Lajen theksoi se për realizim të këtyre prioriteteve për mbështetje të infrastrukturës energjetike ukrainase janë siguruar mbështetje financiare dhe donacione nga vendet anëtare të Unionit në vlerë prej dy miliardë eurove.

Ajo shtoi edhe se për përmbushjen e nevojave të mëdha financiare të Ukrainës, të shkaktuara nga lufta, BE-ja mu prej fillimit të invazionit rus, vendit i ndau ndihmë prej mbi 118 miliardë eurove.

Ajo foli edhe për nevojat e armatës ukrainase dhe industrisë mbrojtëse, duke përkujtuar se BE-ja tashmë ka filluar me transferimin e mjeteve nga të ardhurat nga mjetet e ngrira ruse në Union për nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës, me ç'rast tashmë janë transferuar mjetet e para prej 1,4 miliardë euro për armë dhe pajisje përmes Fondit evropian paqësor.

Fon der Lajen foli edhe për perspektivën evropiane të Ukrainës, duke cekur se anëtarësimi i vendit në BE do të jetë një prej prioriteteve të Komisionit të ri evropian në pesë vitet e ardhshme.

Zelenski, nga ana e tij, u falënderua për tërë mbështetjen e deritanishme nga BE-ja për Ukrainën, duke shtuar se ajo është posaçërisht e rëndësishme për mirëmbajtjen e infrastrukturës energjetike e cila është e ekspozuar ndaj sulmeve dhe bombardimeve të përditshme ruse.

Ai theksoi se për Ukrainën, me rëndësi kyçe është të parandalohen bllokadat gjatë sigurimit të mbështetjes për forcat mbrojtëse ukrainase përmes Fondit paqësor evropian dhe përmes Mekanizmit ukrainas, sepse ato bllokada ndikojnë ndaj aftësisë së vendit për ta mbrojtur veten dhe popullin e vet dhe ndaj pozicioneve të saj në linjën e frontit.

Sipas tij, vendimi i BE-së për shfrytëzim të mjeteve nga të ardhurat nga mjetet e ngrira ruse është e drejtë dhe me atë do të ndihmohet në stopimin e agresionit nga ana e Rusisë.

Fon der Lajen sot në mëngjes udhëtoi për vizitë në Kiev. Para takimit bilateral me Zelenskin, ajo e vizitoi Shërbimin shtetëror ukrainas për gjendje të jashtëzakonshme dhe shprehi respekt për viktimat e agresionit rus. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR