• e hënë, 23 dhjetor 2024

FMN: Bankat qendrore “duhet të veprojnë me vendosmëri” për ta ulur inflacionin

FMN: Bankat qendrore “duhet të veprojnë me vendosmëri” për ta ulur inflacionin
Uashington, 11 tetor 2022 (MIA) – Bankat qendrore duhet “të veprojnë me vendosmëri që të përballen me inflacionin” pasi numrat arritën në nivele më të larta në dekadat e fundit, njoftoi FMN-ja sot. Komentet e huadhënësit të krizës në Raportin e tij më të ri për stabilitetin global financiar vijnë pasi takimet e tij vjetore fillojnë këtë javë, me prani fizike për herë të parë që nga viti 2019. Takimet hapen në periudhë sfiduese për ekonominë globale, pasi rritja e çmimeve dhe rritja e normave të interesit kërcënojnë të jehojnë në të gjithë botën ndërsa vendet dalin nga pandemia e koronavirusit. Por, që të mbahen presionet e inflacionit, bankat qendrore duhet të veprojnë fuqishëm për t'i ulur numrat, thuhet në raportin e FMN-së. Kjo përsëritet në komentet paraprake të shefes së fondit, Kristalina Georgieva, e cila javën e kaluar tha se rreziku të mos bëhet mjaftueshëm është më i madh se sa të bësh shumë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR