• e hënë, 23 dhjetor 2024

Flamur ukrainas është ngritur para Ministrisë së Mbrojtjes

Flamur ukrainas është ngritur para Ministrisë së Mbrojtjes

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Para Ministrisë së Mbrojtjes në mëngjes është ngritur flamuri ukrainas në shenjë të përkrahjes për mbrojtjen e integritetit terrotorial dhe sovranitetit të Ukrainës, e në prag të shënimit të dyvjetorit nga fillimi i pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në aktin e ngritjes së flamurit kanë marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja ukrainase në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir.

"Maqedonia e Veriut vazhdon tërësisht ta përkrah Ukrainën në luftën për sovranitetin dhe integritetin e vet territorial. Deri tani Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë 12 vendime për ndihmë ushtarake dhe humanitare dhe u zbatua stërvitje e ushtarëve ukrainas në Krivollak", thuhet në kumtesë.

Kjo përkrahje, siç thonë nga Ministria e Mbrojtjes, do të vazhdojë edhe më tej, e kjo u konfirmua edhe nga ana e ministres Petrovska në takimin e Këshillit NATO - Ukrainë, që u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel në kohë të takimit të javës së kaluar ministror të Këshillit veratlantik të NATO-s. bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR