• e diel, 08 shtator 2024

Fjuri: Vitin tjetër do të luftoj me Xhoshuan

Fjuri: Vitin tjetër do të luftoj me Xhoshuan

Londër, 27 maj 2024 (MIA) - Ish-kampioni i boksit i VBC-së në kategorinë e rëndë, Tajson Fjuri, deklaroi se do të ishte shumë i befasuar nëse deri në mesin e vitit 2025 nuk do të ndeshet me ish-kampionin e VBA, IBF dhe VBO në kategorinë e rëndë, Entoni Xhoshua.

"Një ndeshje me Xhoshuan? Vitin e ardhshëm, patjetër. Fitore ose humbje, kjo luftë duhet të ndodhë sepse flitet shumë për këtë në Britaninë e Madhe. Ka kaq shumë mendime për këtë çështje. Pres që kjo ndeshje të zhvillohet në Vembli deri në mesin e vitit 2025, deklaroi Fjuri për talkSPORT.

Më 19 maj në Riad të Arabisë Saudite, Oleksandr Usik e mundi Fjurin dhe u bë kampioni absolut i botës në kategorinë e rëndë, duke fituar gjashtë rripa: katër të mëdhenj (VBA (Super), VBC, IBF, VBO) dhe dy të vegjël (IBO dhe Ring).

Xhoshua më 9 mars gjithashtu në Riad të Arabisë Saudite në raundin e dytë e nokautoi Frensis Nganun. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR