• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fitore e Donald Trampit në Ajova në zgjedhjet për kandidat presidencial nga republikanët

Fitore e Donald Trampit në Ajova në zgjedhjet për kandidat presidencial nga republikanët

Uashington, 16 janar 2024 (MIA) - Ish-presidenti Donald Tramp fitoi në zgjedhjet preliminare për kandidat presidencial nga republikanët që mbrëmë u mbajt në Ajova.

Edhe përkundër të ftohtit arktik që mbrëmë në disa vende arriti -37 gradë Celsius, republikanët nga ky shtet federal votuan për të ashtuquajturit "kakuse", tubime nëpër kisha, shkolla dhe vende të tjera publike, dhe e zgjodhën Trampin për kandidat të tyre në zgjedhjet presidenciale të caktuara për këtë vit në nëntor.

Shumë prapa tij për vend të dytë luftuan ish-ambasadorja e SHBA-së në KB, Niki Hejli dhe guvernatori i Floridës, Ron Desantis. Në anketat në Ajova, Trampi ishte në epërsi me 53 për qind, përderisa rejtingu i Hejlit dhe Desantis ishte 19 dhe 16 për qind. Që të tre javën e kaluar intensivisht mbajtën tubime në Ajova, edhe pse Trampi anuloi shumë prej tyre për shkak të motit tejet të ftohtë.

Rezultatet në Ajova janë të rëndësishme dhe tregojnë se cili do të ishte disponimi i republikanëve në votimet e ardshshme në shtetet kyçe, si ai i caktuar në Nju Hempshir më 23 janar.

Fitorja e Trampit do të thotë se partia qëndron prapa tij edhe përkundër pohimeve të rrejshme se zgjehdjet në vitin 2020 ishin vjedhur, por edhe fakti se kundër tij janë ngritur 91 aktakuza penale kryesisht lidhur me skandlain me tjetërsimin e dokumenteve të besueshme shtetërore dhe tentimet për t'u anuluar zgjedhjet në vitin 2020.

Nëse Trampi me të vërtetë fiton, do të pasojë duel i sërishëm mes tij dhe presidentit Xho Bajden pas atij prejk para katër viteve. Bajden pohon se në përpjekjet për t'i diskredituar zgjedhjet në vitin 2020, Trampi dhe bashkëpunëtorët e tij paraqesin kërcënim për demokracinë amerikane. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR