• e martë, 24 dhjetor 2024

Fitore bindëse e opozitës në zgjedhjet në Korenë e Jugut

Fitore bindëse e opozitës në zgjedhjet në Korenë e Jugut

Seul, 11 prill 2024 (MIA) - Partitë opozitare liberale në Korenë e Jugut fituan bindshëm në zgjedhjet e djeshme parlamentare duke i dhënë një goditje presidentit Jun Suk Jeol dhe partisë së tij konservatore, edhe pse ata nuk arritën një shumicë prej dy të tretash në parlament.

Sipas rezultateve të para të Komisionit të zgjedhjeve, Partia Demokratike fitoi 170 nga 300 mandate në mbledhjen e re të parlamentit. Gjithashtu, pritet që Partia Liberale e cila konsiderohet aleate e Partisë Demokratike të fitojë të paktën 10 mandate.

"Votuesit më zgjodhën mua, duke treguar gishtin e madh për administratën e presidentit Jun Suk Jeol. Partia Demokratike do të marrë përgjegjësinë për standardet e jetesës së qytetarëve dhe do të krijojë një shoqëri më të mirë", deklaroi kreu i Partisë Demokratike Li Xhe-mjung.

Zonja e Parë Kim Kion Hi nuk është parë në publik që nga 15 dhjetori dhe nuk e shoqëroi presidentin gjatë votimit në qendrën e votimit. Partia e saj Popullore në zgjedhje fitoi 100 mandate, të mjaftueshme për të parandaluar fituesit e zgjedhjeve të formojnë shumicë prej dy të tretash në parlament gjë që do t'i lejonte ata të anashkalonin veton e presidentit ndaj ligjeve dhe të miratonin ndryshime në Kushtetutë.

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pritet të shpallë sot rezultatet zyrtare. Në zgjedhje dolën 67 për qind të votuesve, gjegjësisht 29,7 milion persona me të drejtë vote e cila është pjesëmarrja më e lartë e regjistruar për zgjedhje parlamentare, ndërsa një pjesëmarrje pak më e lartë u pa vetëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 e cila u fitua ngushtë nga Jun Suk Jeol.

Edhe pse presidenti i shtetit nuk konkurroi në zgjedhje, për shkak të rezultatit të dobët të partisë së tij, mundësitë e tij për të shtyrë propozimet legjislative në parlament tani janë reduktuar ndjeshëm. Në muajt e fundit, ai ka premtuar të ulë taksat, do të thjeshtësojë biznesin për kompanitë dhe do të sjellë pako ndihmash për familjet në shoqërinë e plakjes më të shpejtë në botë. qa/
Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR