• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fishtiq për MIA-n: Fëmija i lënduar nga Velesi nuk mban mend asgjë dhe nuk jep asnjë informacion

Fishtiq për MIA-n: Fëmija i lënduar nga Velesi nuk mban mend asgjë dhe nuk jep asnjë informacion

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) -Fëmija dymbëdhjetë vjeçar i gjetur i lënduar në rrugë në Veles është pranuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup me frakturë të mandibulëse ose të nofullës së poshtme, nuk mban mend asgjë dhe nuk tregon ndonjë informacion, dekklaroi për MIA-n, drejtoresha e klinikës, Stojka Fushtiq.

Nga analizat toksikologjike, në gjakun e tij është konstatuar vetëm diazepam. Vetëdija iu rikthye në të njëjtën ditë dhe nuk u gjet asnjë ilaç tjetër në gjak. Me siguri ka qenë pa ndjenja, fillimisht është pranuar në Veles, e më pas pardje është sjellë tek ne, ka sqaruar ajo.

Të shtunën rreth orës 13:00 është raportuar se me lëndime të rënda në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit është sjellë një i mitur, i cili është gjetur në rrugën “Alekso Demnievski”, ka njoftuar zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev.

Ai shtoi se policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Zëdhënësja Elena Levkova Kulumova tha për MIA-n se të shtunën në Repartin e fëmijëve në spitalin e Velesit është sjellë një fëmijë, i cili me lëndime të rënda është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në klinikat e Shkupit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR