Firminjo nënshkroi për Al Ahlin
- Pas tetë sezoneve të kaluara në radhët e Liverpulit, braziliani Roberto Firminjo (31) do ta vazhdojë karrierën në Al Ahli, njoftoi klubi saudit.
- Post By Fitore Curri
- 19:59, 5 korrik, 2023

Xheda, 5 korrik 2023 (MIA) - Pas tetë sezoneve të kaluara në radhët e Liverpulit, braziliani Roberto Firminjo (31) do ta vazhdojë karrierën në Al Ahli, njoftoi klubi saudit.
Braziliani është përforcimi i dytë i madh i Al Ahlit, pas ardhjes në klub të ish portierit të Çellsit, Eduardo Mendi.
"Gjithnjë kam luajtur për klube të mëdha, tani jam në Al Ahli", tha Firminjo në video porosinë në Tuiterin e klubit.
Firminjo ka luajtur për Figuirensen dhe Hofenhajmin para se ta përforcojë Liverpulin dhe për gjashtë sezone, me të cilin fitoi shtatë trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve (2019) dhe kampionatin anglez (2020).
Firminjo u transferua në Al Ahli pa dëmshpërblim dhë nënshkroi kontratë trevjeçare. fc/
Fotografia: Fejsbuk