Fillon tregu i vetëm i punës i Ballkanit të Hapur
- Tregu i vetëm i punës i Ballkanit të Hapur, anëtarë të së cilit janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, fillon nesër, më 1 mars, që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtyre vendeve do të mund të punësohen me procedurën më të thjeshtë në cilin do prej vendeve nga kjo nismë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Beograd, 29 shkurt 2024 (MIA) - Tregu i vetëm i punës i Ballkanit të Hapur, anëtarë të së cilit janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, fillon nesër, më 1 mars, që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtyre vendeve do të mund të punësohen me procedurën më të thjeshtë në cilin do prej vendeve nga kjo nismë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Siç informoi Oda ekonomike e Serbisë (PKS), një nga të parët që ka marrë një ID Ballkani Hapur, çertifikatë elektronike që i lejon të punojë në çdo vend të Ballkanit të Hapur, është kryetari i PKS-së, Marko Çadezh.
"Nga 1 marsi i këtij vitit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë më në fund do të mund të jetojnë dhe punojnë në cilindo nga tre vendet si në vendin e tyre. Për këto hapësira tona ku rregulli i parë i administratës publike ishte "nuk mundet", 1 marsi është revulucion. Pikërisht tre vjet e tre muaj më parë, liderët e vendeve të Ballkanit të hapur vendosën dhe nënshkruar një vendim vizionar për të krijuar qasje të në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Për tre vjet e tre muaj, liderët dhe disa njerëz punëtore nga drejtoritë i bindën kolegët e tyre "nuk mundet" me argumente logjike", tha Çadezh.
Ai vlerësoi se deri para tre vitesh nuk na interesonte kush në Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut po bën të njëjtën punë si ne, duke u përpjekur të përmirësojë jetën e qytetarëve.
"Deri vetëm tre vjet më parë, ne besuam se nëse duam të jetë më mirë për ne, duhet të jetë më keq për ta. Për tre vjet jemi njohur, kemi kuptuar se kemi të njëjtat probleme, tha kryetari i PKS-së dhe punëtori i parë në tregun e lirë të Ballkanit të Hapur.
Përparësitë e lëvizjes së lirë të punëtorëve në rajon, pa asnjë pengesë administrative, janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia e kryerjes së punëve sezonale, përmes uljes së deficitit të profesioneve dhe forcimit të besimit të investitorëve e deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi.
Qasja e lirë në tregun e punës prej rreth 11 milionë banorësh pritet të parandalojë ikjen e mëtejshme të trurit dhe të rinjve nga rajoni duke ofruar mundësi punësimi, por edhe për t'iu përgjigjur kërkesave në rritje për staf cilësor, si të kompanive vendase ashtu edhe atyre ndërkombëtare që punojnë në Rajon.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, të cilët dëshirojnë të punësohen në një nga anëtarët e Ballkanit të Hapur ose kanë gjetur tashmë një punëdhënës, duhet të kenë një numër amë për të cilën mund të regjistrohen në mënyrë elektronike në disa hapa. Kjo do të thotë se ata duhet të plotësojnë një formual në platformën (Drejtori) dhe të bashkëngjitin një dokument të vlefshëm biometrik. Në bazë të dhënave të paraqitura, autoritetet kompetente përmes platformës eDrejtori gjenerojnë një numër të vetëm identifikimi të Ballkanit të Hapur (IDOB).
Pas kësaj, pala e interesuar mund të hyjë në portalin për eDrejtori të një vendi të caktuar dhe të paraqesë një kërkesë për qasje falas në tregun e punës. Vendi i caktuar merr vendimin përfundimtar pas verifikimit. Pas marrjes së miratimit, personi i interesuar mund të punësohet, në të njëjtat kushte si qytetar lokal i vendit, deri në dy vjet, ndërsa pas skadimit të këtij afati, qëndrimi mund të zgjatet, përkatësisht afati i lejes së punës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s