• e premte, 05 dhjetor 2025

Fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë

Fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Sot fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në komunat Gostivar, Vrapçishte, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet para personave zyrtarë të departamentit rajonal kompetent dhe zyrës së KSHZ-së dhe para noterit kompetent, çdo ditë pune në periudhën e kohës së rregullt të punës nga ora 08:30 deri në 16:30, ndërsa ditën e fundit (30 nëntor 2025) deri në orën 24:00.

Siç informon KSHZ, Zyra rajonale e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve - Gostivar është kompetente për mbledhjen e nënshkrimeve për kryer komune të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë dhe Vrapçishte, ndërsa zyra e KSHZ-së - Dibër është kompetente për mbledhjen e nënshkrimeve për kryetar komune të komunës Qendër Zhupë.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash të këtyre katër komunave përfundon më 30 nëntor të vitit 2025 në orën 24:00.

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçishte, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë mbahen për shkak të mungesës së censusit në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor të vitit 2025 për shkak se në këto komuna nuk u zgjodhën kryetarë komunash. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR