• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillon operacioni i përbashkët me FRONTEKS –in, kufij më të sigurt dhe luftë të përforcuar kundër migracionit ilegal

Fillon operacioni i përbashkët me FRONTEKS –in, kufij më të sigurt dhe luftë të përforcuar kundër migracionit ilegal

Shkup, 20 prill 2023 (MIA)- Jemi krenar si komb që Marrëveshja me Fronteksin është e para e nënshkruar me Bashkimin Evropian në gjuhën maqedonase, pa shtesa, fusnota ose yje, që është dëshmi për mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe të identitetit maqedonas, të cilat me këtë dokument janë të vendosura në nivel evropian së bashku me të gjitha gjuhët dhe identitetet tjera të vendeve anëtare të BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski sot në ceremoninë solemne në Qendrën policore “Gjorçe Petrov” me rastin e fillimit zyrtar të Operacionit të përbashkët të FRONTEKS-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nëpunësit policorë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe FRONTEKS-it, Agjencia për Roje Kufitare dhe Bregdetare sot ia filluan operacionit të përbashkët në kufirin maqedono-grek. Mbi 100 nëpunës policorë kufitar do të punojnë së bashku me policinë tonë kufitare në mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit, patrullimin dhe mbledhjen e informatave për kriminalitet ndërkufitar.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shteti i pestë i Bashkimit Evropian i cili është nikoqir i një operacioni të këtillë, me marrëveshje të parë të nënshkruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor në pajtim me mandatin e përforcuar të FRONTEKS-it.

Në ceremoninë solemne me fjalime të tyre morën pjesë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si nikoqir i ceremonisë, ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, anëtari i Parlamentit Evropian, Lena Dupont, drejtori ekzekutiv i FRONTEKS-it, Hans Lajtens dhe me video fjalim komisarja e BE-së për Punë të Brendshme, Ilva Johanson, por edhe mysafirë tjerë të lartë nga Qeveria, kori diplomatik dhe të institucioneve evropiane.

Kryeministri Kovaçevski madje potencoi se kjo ngjarje është në frymën e përpjekjeve tona të fuqishme dhe përcaktimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa më shpejt të jetë pjesë e bashkësisë më të gjerë evropiane.

Ndërkohë, eurokomisarja e Punëve të Brendshme, Ilva Johanson, e cila së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në tetor të vitit të kaluar ishin nënshkrues të Marrëveshjes me FRONTEKS-in, tha se pas më shumë se pesë vjetëve planifikim, më në fund kemi nëpunës policorë nga FRONTEKS-i së bashku me kolegët e tyre të Policisë kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët do të sigurojnë besueshmëri dhe menaxhim efektiv të kufijve.

“Dëshiroj të shpreh falënderim të veçantë të respektuarit ministër Oliver Spasovski për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm. Në vitet e kaluara, Republika e Maqedonisë së Veriut e dëshmoi përkushtimin e saj t’i parandalojë tejkalimet kundërligjore të kufijve dhe të luftojë me grupet kriminale të cilat përgjojnë në hije, duke përfituar nga katastrofat njerëzore”, ka thënë Johanson.

Autoritetet në Republikën e Maqedonisës së Veriut, posaçërisht ministri Spasovski u përballën me këto sfida, duke ruajtur vlerat e përbashkëta, duke u siguruar se kufijtë e shtetit janë të siguruar, në harmoni me dinjitetin e mbrojtur të atyre të cilët dëshirojnë t’i kalojnë”.

“Sot e shënomë fillimin e operacioneve të FRONTEKS-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është edhe një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në praktikë, duke falënderuar bashkëpunimin e këtillë të përbashkët ndërmjet FRONTEKS-it dhe policisë kufitare, kufijtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë të sigurt, kurse përpjekjet e Evropës për luftë kundër migracionit kundërligjor, kontrabandës me emigrantë dhe të aktiviteteve tjera kriminale do të përforcohen, që është interes i përbashkët i të gjithëve”, theksoi ambasadori i BE-së në Shkup, Gir.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si nikoqir i ceremonisë, potencoi se kjo ngjarje e përbashkët me FRONTEKS-in përcjell një porosi shumë të rëndësishme se nuk jemi vetëm në ballafaqimin me migracionin kundërligjor, kurse sfidat bashkëkohore të sigurisë kërkojnë qasje partneriteti dhe përgjigje të përbashkët.

“Përforcimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe në përgjithësi, përmbushja e prioriteteve të agjendës evropiane sjellin benefit konkret për qytetarët tanë, për arsye se përkushtimi i përbashkët në ballafaqimin me migracionin e kundërligjshëm dhe kriminalitetin ndërkufitar domosdo do të sigurojnë  mbrojtje më të madhe të sigurisë si për qytetarët e shtetit tonë, poashtu edhe për Unionin Evropian. Në këtë aksion të përbashkët hapërojmë së bashku, si partner të barabartë, për arsye se vetëm me qasje të përbashkët të koordinuar mundemi me sukses të ballafaqohemi me sfidat globale”, potencoi ministri Spasovski.

 Për drejtorin ekzekutiv të FRONTEKS-it Hans Lajtens, dita e sotme paraqet një kthesë të veçantë.

“Këtu jemi në fillim të misionit të përbashkët të FRONTEKS-it i cili do t’i përforcojë kufijtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtu gjetëm një partner të përkushtuar i cili e ndan përkushtimin tonë të ruajtjes së integritetit të kufijve tanë. Së bashku do të punojmë pa u lodhur për mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe të mbrojmë sigurinë për tërë rajonin”, ka thënë Lajtens.

Operacionet e FRONTEKS-it në fillim do të mbulojnë vetëm kufirin jugor me Republikën e Greqisë, kurse më vonë është paraparë të zgjerohen dhe pritet të përfshijnë edhe kufijtë me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë.

Nëpunësit policorë të FRONTEKS-it dhe të Policisë kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në aktivitete të trajnimit të përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve të kontrollit kufitar përmes shkëmbimit të informatave operative, eksperiencës profesionale dhe praktikave më të mira të vendosura, kurse do të punojnë nën komandë dhe kontroll të Policisë Kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto: Qeveri/MPB

QËNDRONI TË LIDHUR