Fillon festivali i 76-të ndërkombëtar i filmit në Kanë
- Festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë fillon sot, me një tapet të kuq që do të zbukurohet nga yjet, përfshirë Harison Ford, Xhoni Deo dhe Natali Portman. Në garën për "Palmën e artë " konkurrojnë 21 filma.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:51, 16 maj, 2023
Kanë, 16 maj 2023 (MIA) - Festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë fillon sot, me një tapet të kuq që do të zbukurohet nga yjet, përfshirë Harison Ford, Xhoni Deo dhe Natali Portman. Në garën për "Palmën e artë " konkurrojnë 21 filma.
Presidenti i jurisë këtë vit është suedezi Ruben Ostlund, fituesi i vitit të kaluar të çmimit kryesor për filmin “Pa Filter”. Maskota e edicionit të 76-të të Festivalit të këtij viti është aktorja franceze Katrin Denev me një portret të madh të saj në hyrje të pallatit.
Festivali zgjodhi vajzën e Katrin Denev dhe aktorin italian Marçello Mastrojani, Kjara Mastrojani, gjithashtu aktore, për të hapur dhe mbyllur zyrtarisht eventin më 27 maj. ls/
Foto: Faqja zyrtare e Festivalit të filmit në Kanë.