• e shtunë, 05 tetor 2024

Fillon aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë për vitin akademik 2024-2025

Fillon aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë për vitin akademik 2024-2025

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Prej sot deri më 5 shtator do të zgjasë regjistrimi për racion studentor të subvencionuar për vitin akademik 2024-2025. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje e publikoi Thirrjen publike ku mund të regjistrohen studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private të vitit aktual akademik.

Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ku studentët duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar: Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë  dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës për  subvencionimin e racionit për studentë, të cilat janë të arritshme në thirrjen e publikuar.

Çdo aplikant mund të kontrollojë aplikacionin e dorëzuar në aplikacionin elektronik në menynë “Aplikimet e mia”, ndërsa për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka postuar edhe videon se si të aplikojnë në Thirrjen Publike.

Studentët që do të aplikojnë duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitete shtetërore dhe private, të mos jenë të punësuar me kohë të plotë, të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Kompensimi monetar nuk është parashikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.

MASH në thirrjen e publikuar informon se për çdo muaj prej datës 1 deri më datën 5 të vitit akademik 2024/2025 do të rrjedhë afati për regjistrimin e studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për Subvencionimin e Racionit për Studentë pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë ose të cilëve u ka pushuar e drejta për shkak të mosplotësimit të ndonjërit prej kritereve, atëherë kur sërish do t`i plotësojë kriteret të shënuara në këtë thirrje.

Edhe këtë vit pagesat për racionin studentor të subvencionuar të studentëve do të bëhen përmes kartelës së dedikuar për pagesë të Shparkase Bank SHA Shkup, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Kulturës ka lidhur marrëveshje vitin e kaluar.

Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për Standardin e e Nxënësve dhe Studentëve edhe atë në kontaktin në vazhdim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk  ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR