• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillon Akademia diplomatike evropiane

Fillon Akademia diplomatike evropiane

Bruksel, 31 gusht 2023 (MIA) - Në paralagjen e varshavës Natolin sot fillon Akadmeia diplomatike evropiane, që më pas do të vazhdojë në qytetin belg Brizh dhe do të zgjasë gjatë tërë vitit akademik 2023/2024.

Akademia diplomatike evropiane paraqet prilot program të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS) dhe ka për qëllim ndërtimin e një kulture më të fuqishme të përbashkët diplomatike  evropiane dhe politikë të jashtme. Pas një viti të suksesshëm të kaluar studimor, EEAS sot e fillon fazën e dytë, me ambicie që Akadmeia të shndërrohet në institucion të përhershëm.

Në bazë të përvojave të vitit të kaluar, Akademia e dytë do të mbahet në dy trajnime të veçanta identike pesëmujore, me ç'rast i pari do të zgjasë prej sot deri në janar të vitit 2024, ndërsa e dyta nga shkurti deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Vizitorët e programit, dy grupe me nga 25 diplomatë më të rinj nga vendet anëtare dhe institucionet e BE-së, do të kenë trajnim teorik dhe praktik, si dhe praktikë njëmujore në selinë e EEAS-së në Bruksel.

Trajnimi do të fokusohet në nëntë sfera tematike dhe do të përfshijë punë grupore, stërvitje simuluese, studime, prezantime me gojë dhe me shkrim, diskutime, debate dhe boseda, si dhe trajnime individuale.

Studentët do të trajnohen për politika, procedura dhe prakitka diplomatike në fushën e politikës së ajshtme të BE-së, me qëllim të prëfitimit të shkathtësive të nevojshme dhe aftësive për promovim efektiv dhe mbrojtje të vlerave dhe interesave të Unionit në botë.

Për realizimin e Akadmeisë së dytë diplomatike evropiane është siguruar buxhet prej 990.500 eurove, prej të cilave do të sigurohet bursa dhe do të mbulohen shpenzimet për transport dhe akomodim të pjesëamrrësve.

Drejtoresha e programit është rektorja aktiale e Kolexhit evropian në Brizh dhe ish-përfaqësuesaj e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR