• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi votimi për shkarkim të kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës

Filloi votimi për shkarkim të kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës

Prishtinë, 21 prill 2024 (MIA) - Në katër komuna në veri të Kosovës, të populluara me popullatë shumicë serbe, sot mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve të komunave, si kusht për mbajtje të zgjedhjeve të reja lokale në ato komuna, pasi që zgjedhjet e vitit të kaluar serbët i bojkotuan, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Zëdhënësi i Komisionit qendror zgjedhor të Kosovës, Valmir Elezi, në konferencë për shtyp sot në mëngjes kumtoi se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në komunat Leposaviq, veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Zveçan.

"Në bazë të të dhënave që i morëm nga komisionet komunale zgjedhore, ju njoftojmë de të gjitha qendrat e votimit janë hapur", tha Elezi.

Numri i qendrave të votimit në komunën e leposaviçit është tetë, në Zubin Potok pesë, në Zveçan pesë dhe në veri të Mitrovicë pesë. Gjithsej, numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për ose kundër ndërrimit të kryetarëve të komunave nga funksionet në katër komuna është 46.556 votues.

Elezi u bëri thirrje qytetarëve në veri ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, 50% + 1 qytetar. Nëse përmbushet ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në rast se pjesëmarrja është më e ulët se 50%+1, atëherë votimi konsiderohet i dështuar dhe një iniciativë tjetër nuk mund të merret pa kaluar 12 muaj.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista serbe por edhe subjekte të tjera nga ky komunitet, kumtuan se nuk do të marrin pjesë në këtë votim dhe të nejjtën e kërkuan edhe nga qytetarët serbë nga ai rajon. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR