Filloi trajnimi dyditor i kandidatëve për zjarrfikës - disa prej tyre javën e ardhshme do të përfshihen në shuarje të zjarreve me rrezik më të vogël
- Filloi trajnimi dyditor i kandidatëve të cilët u paraqitën në konkursin qeveritar publik për parandalim të zjarreve. Siç informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov tashmë gjatë javës së ardhshme disa prej tyre do të prëfshihen në shuarjen e zjarreve me rerzik më të vogël në mbarë vendin.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:45, 5 gusht, 2025
Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Filloi trajnimi dyditor i kandidatëve të cilët u paraqitën në konkursin qeveritar publik për parandalim të zjarreve. Siç informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov tashmë gjatë javës së ardhshme disa prej tyre do të prëfshihen në shuarjen e zjarreve me rerzik më të vogël në mbarë vendin.
Angellov kumtoi se trajnimin e filluan gjithsej 364 kandidatë në 13 qytete të vendit, me çka pritet plotësim i vendeve në 28 komuna.
Nga 50 kandidatët e paraqitur në Shkup, Angellov theksoi se trajnimin e sotëm e filluan 34 persona, përderisa të tjerët, siç tha, u eliminuan në selektimin administrativ për shkak të dokumentacionit të parregullt.
"Në faz[n e parë të selektimit administrativ disa nga kandidatët u eliminuan për shkak të dokumentacionit të parregullt, jo të plotë. Trajnimin do ta fillojnë 364 persona, 34 prej tyre në Shkup. Në Shkup patëm rerth 50 të paraqitur, në selektimin administrativ u eliminuan disa, mbetën 41, por në konkursin për trajnim u paraqitën vetëm 34 kandidatë. Atë që mund ta them si përshtypje të parë është se ka kandidatë të shkëlqyeshëm dhe me sukses do ta përfundojnë këtëtrajnim dhe do të jenë potencial i mirë për plotësim të radhëve të zbrazura në Njësitë zjarrfikëse të vendit", tha Angellov.
Pas përfundimit të trajnimit dyditor, shtoi, ata do të shpërndahen nëpër njësitë territoriale zjarrfikëse në vend, përveç kandidatëve në Shkup të cilët do të sistemohen në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
"Pas prëfundimit të trajnimit dyditor ata do të shpërndahen nëpër njësitë territoriale zjarrfikëse përderisa kandidatët nga Shkupi do të sistemohen në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim. Personat të cilët do të jenë në DMSH do të vazhdojnë me trajnim të vazhdueshëm, ndërsa gjatë paraqitjes së disa zjarreve atje ku nuk ka rrezik do të shfrytëzohen gradualisht të përsosen në shkathtësitë e tyre", tha Angellov.

Kryetari i Lidhejs zjarfikëse të maqedonisë, Zoran Koçoski, theksoi se gjatë ditës së nesërme kandidatët do të njihen me tekniakt e shuarjes së zjarrit dhe do të bëhet kontrolli i gatishmërisë së tyre fizike.
"Gjatë ditës së nesërme, përmendëm se do të kemi kontroll të gatishmërisë fizike të të gjithë kandidatëve të paraqitur, do t'i njoftojmë me tekniakt e shuarjes së zjarrit, teknikat e përdorimit të pajisjes për shuarje të zjarrit dhe kuptohet ndihmën e parë e cila do të kryhet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë", deklaroi Koçoski. ab/
Foto: МIА