• e premte, 05 dhjetor 2025

Filloi takimi ndërmjet Trampit dhe Zelenskit në Nju Jork

Filloi takimi ndërmjet Trampit dhe Zelenskit në Nju Jork

Nju  Jork, 23 shtator 2025 (MIA) – Takimi mes presidenti ukrainas Volodomir Zelenski dhe homologut të tij amerikan Donald Tramp filloi në selinë e KB-së në Nju Jork, informon Ukrinform. 

Në deklaratë për gazetarët, Zelenski tha se temat kryesore të bisedës së tij me Trampin do të jenë situata në fushëbetejë, garancitë e sigurisë të SHBA-së dhe kërkimi i rrugës drejt paqes. 

Paraprakisht, presidenti ukrainas tha se gjatë takimit me Trampin shpreson se do të marrë konfirmim për garancitë e premtuara të sigurisë. Sipas Zelenskit, Ukraina dhe partnerët e saj evropianë përgatitën kornizë për këto garanci – kornizë të cilën Evropa është e gatshme ta pranojë, me kusht të marrë mbështetje nga SHBA-ja. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR