• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi shuarja e zjarrit të madh në malin Ograzhden pranë kufirit me Bullgarinë

Filloi shuarja e zjarrit të madh në malin Ograzhden pranë kufirit me Bullgarinë

Strumicë, 12 korrik 2024 (MIA) - Sot në mëngjes ka filluar shuarja e zjarrit në malin Ograzhden, në territorin e Komunës së Novo Sellës në afërsi të kufirit bullgar, njofton drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov. 

"Për shkak se është terren i vështirë, një helikopter i policisë ka transferuar 10 zjarrfikës të Strumicës në afërsi të zjarrit për të filluar shuarjen nga toka, ndërsa helikopteri i policisë do të operojë nga ajri", tha Angellov. 

Zjarri ka shpërthyer pardje pasdite në malin Ograzhden mbi fshatin Badilen në zonën kufitare me Bullgarinë.

Sipas informacioneve të NJTZ Strumicë, po digjet një sipërfaqe me pisha dhe është prekur hapësirë më e madhe dhe në këtë zonë ka disa ndërtesa, duke përfshirë një kishë.

Në anën bullgare të kufirit, në territorin e tyre, tashmë po bëhet një rrugë hyrëse me një makinë ndërtimi, përgjatë së cilës mund të lëvizë një automjet i zjarrfikësve për ta shuar zjarrin. qa/

Foto: NJTZ Strumicë

QËNDRONI TË LIDHUR