• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi protesta para Qeverisë për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Filloi protesta para Qeverisë për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi protesta e qytetarëve të cilët shprehin revoltën e tyre për zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë. Me pankarta "Vritni për përfitim", "Sa vlen jeta e njeriut", "Onkologjia = fitim", "Zgjohu populli im", ata kërkojnë që ky rast të mos kalojë pa u ndëshkuar.

Sipas njoftimeve, protesta do të vijojë me marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me rastin e Klinikës së Onkologjisë për pretendimet për shitjen e citostatikëve sot tha se nuk do të ketë falje për askënd dhe kërkoi që rasti të mos politizohet sepse siç tha ai bëhet fjalë për krim shumëpartiak dhe  multietnik. E drejta e qytetarëve për të protestuar është e mirëseardhur, sipas tij, sepse ushtron presion shtesë për zbardhjen e rastit.

"Nuk do të lejohet asnjë presion, as politik, as etnik, as ndonjë tjetër. Të involvuarit nëse duan të jenë anëtarë të LSDM-së së shenjtë dhe VMRO-së së shenjtë dhe BDI-së së shenjtë, ai që ka gabuar do të duhet të përgjigjet", theksoi kryeministri. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR