Filloi mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri, pritet vendimi për pagën minimale
- - Në Qeveri sot pasdite mbahet mbledhje e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën do të duhet të merret vendim për vlerën e pagës minimale.
- Post By Fitore Curri
- 14:12, 13 mars, 2023

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Në Qeveri sot pasdite mbahet mbledhje e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën do të duhet të merret vendim për vlerën e pagës minimale.
Sindikatat vlerësojnë se duhet të ketë më shpesh harmonizim të pagës minimale, e jo njëherë në vit dhe paga minimale ta ndjekë inflacionin. Sindikatat kërkojnë edhe harmonizim të pagave të tjerave me rritjen e pagës minimale.
Pritet që paga minimale prej 18.000 denarë të rritet në rreth 20.000 denarë.
Harmonizimi i pagës minimale bëhet një herë në vit, në mars. Me ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, u vendosën kriteriume të reja sipas të cilave paga minimale harmonizohet me 50 për qind të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare. fc/