• e premte, 05 dhjetor 2025

Filloi intervistimi i kandidatëve për gjykatës në GJEDNJ në Strasburg

Filloi intervistimi i kandidatëve për gjykatës në GJEDNJ në Strasburg

Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) – Komisioni për zgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) sot në takim filloi intervistimin e kandidatëve të përzgjedhur dhe diskutoi për parashtresat lidhur me një konflikt të mundshëm të interesit të paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe për dy ankesa të dorëzuara në Komision.

"Kryetari i Komisionit Darko Kostadinovski i njoftoi anëtarët për dy parashtresat e dorëzuara në KSHPK lidhur me një konflikt të mundshëm interesi midis kryetarit të Komisionit dhe njërit prej kandidatëve nga lista e përzgjedhur për intervistë, për të cilën mësoi nga mediat,  si dhe për dy parashtresat e dërguara në Komision. Pas shpjegimit të argumenteve dhe fakteve në kuptimin që në këtë rast të veçantë nuk mund të bëhet fjalë as për paragjykim, as për konflikt të mundshëm interesi, propozimi për largimin e kryetarit Kostadinovski nuk u pranua nga anëtarët e Komisionit", thuhet në kumtesën nga Komisioni për zgjedhje të kandidatëve për gjykatës në GJEDNJ.

Në takimin njëzëri u vendos që intervistat e planifikuara të zhvillohen sot dhe rezultatet t'i dorëzohen Panelit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës, pasi KSHPK-ja të vendosë sipas ankesave.

Në intervistat, me qëllim të rritjes së transparencës dhe paanshmërisë në procedurë ishin të ftuar dhe morën pjesë Darko Avramovski nga Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë" dhe Bojana Bozhinovska-Siljanovska nga "Shoqata e juristëve të rinj nga Maqedonia".

 

Komisioni i shqyrtoi edhe ankesat e pranuara, për të cilat paralajmëron se do t'u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme.

"Komisioni do të vazhdojë me intervistat gjatë gjithë ditës sipas dinamikës së planifikuar", thuhet në kumtesën.

Në mesin e kandidatëve të cilët janë thirr në intervistë janë ish gjykatës dhe gjykatës aktualë, profesorë universitarë dhe avokatë. Bëhet fjalë për 11 kandidatët: Ola Ristova, Toni Menkinoski, Natasha Gaber Damjanovska, Jordan Apostollsi, Aleksandar Dashtevski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq, Sasho Georgievski, Natasha Boshkova dhe Ana Dangova Hug. 

Mandati nëntëvjeçar i gjykatësit nga Maqedonia në Strasburg, Jovan Ilievski, skadon më 1 shkurt 2026. ls/

Foto:, Komisioni për zgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ)
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR