• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi inspektimi pas zjarrit në Sallën Universale

Filloi inspektimi pas zjarrit në Sallën Universale

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Pas sigurimit të lokacionit dhe krijimit të kushteve të nevojshme, ekipet inspektuese me prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot kanë filluar inspektimin e objektit të Sallës Universale ku dje ka shpërthyer zjarr.

"Vendndodhja do të kontrollohet në detaje për të siguruar të gjitha provat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Eksperti do të deklarojë nëse zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor apo ka qenë aksident, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë.

Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të kompetencave të tij, Inspektorati Shtetëror i Punës ka kontrolluar punën e kompanive të punësuara për rikonstruksionin e objektit dhe ka përgatitur një raport.

"Meqenëse faza e grumbullimit të provave është ende në vazhdim, gjegjësisht nuk është konstatuar se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, dje në stacionin policor janë marrë deklarata nga tre personat e ndaluar, pas së cilës janë liruar, duke pasur parasysh se në këtë fazë të rastit nuk ka bazë për paraburgimin e tyre të mëtejmë", thonë nga Prokuroria Publike. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR