• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi Dialogu strategjik për të ardhmen e bujqësisë në BE

Filloi Dialogu strategjik për të ardhmen e bujqësisë në BE

Bruksel, 25 janar 2024 (MIA) - Në Bruksel sot ka filluar Dialogu strategjik për të ardhmen e bujqësisë, detyra e së cilës është që të vendos vizion të përbashkët për të ardhmen e sistemit bujqësor dhe ushqimor të Bashkimt Evropian.

Në fjalimin në fillim të forumit, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi se qëllimi i Dialogut strategjik është që të krijojë vizion të qartë për të ardhmen e bujqësisë, e cila do të jetë në dobi të të gjithëve.

"Tani është koha që të arrihet konsensus i ri për ushqimin dhe bujqësinë mes bujqve, bashkësive rurale dhe të gjithë faktorët e tjerë në sistemin agro-ushqimor të BE-së", theksoi Fon der Lajen.

Ajo theksoi se fermerët dhe industria ushqimore ofrojnë ushqim të shëndetshëm dhe cilësor për qytetarët evropianë dhe japin një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e BE-së, veçanërisht në zonat rurale.

"Ata po bëjnë gjithashtu përpjekje të mëdha për të kontribuar në tranzicionin tonë kolektiv të gjelbër dhe digjital, por në të njëjtën kohë ata përballen me një gamë të gjerë sfidash, duke filluar nga ndryshimet klimatike dhe inflacioni deri te ndikimet e paqëndrueshme të tregut", shtoi Lajen.

Kryetar i Dialogut strategjik është zgjedhur profesori universitar Peter Stroshnajder, i cili që nga viti 2020 është kryetar i Komisionit qeveritar gjerman për të ardhmen e bujqësisë.

Ai në fjalimin para të prnaishmëve në tubim theksoi se Qëllimi strategjik do t'i dedikohet "harmonizimit" të bujqësisë dhe mbrojtjes së natyrës, në atë mënyrë që ato do të shkojnë "dorë për dorë" 

Fillimi i Dialogut strategjik për të ardhmen e bujqësisë Fon der Lajen e paralajmëroi në fjalimin e vitit të kaluar për "Gjendjen e Unionit" para Parlamentit Evropian.

Në Dialogun strategjik janë të përfshirë fajtorët kyç nga gjithë sistemi i bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit - bujqve, korporatat bujqësore, indusria ushqimore bujqësore, bashkësitë rurale, organizatat joqeveritare dhe shoqëritë civile, institucionet financiare dhe komuniteti akademik. Në Dialogun do të përfshihen edhe përfaqësues të Këshillit të BE-së dhe Parlamentin Evropian, ndërsa në mënyrë plotësuese kryesuesi Shtroshnajder ka detyrim që regullisht t'i informojë këto dy institucione për rezultatet e Dialogut dhe të shkëmbejë mendime me to.        

Në kuadër të dialogur në gjysmën e parë të vitit do të mbahen seri takimesh tematike, me qëllim që të vihet deri në zgjidhje të ardhshme dhe deri te muajt veror që të miratohet një vizion i përbashkët për të ardhmen e sektorit bujqësor dhe ushqimor të BE-së. mb/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR