Filloi aplikimi për bileta për finalen në Ligën e Kampionëve
- Federata evropiane e futbollit (UEFA) ka hapur sot procesin e aplikimit për blerjen e biletave për finalet e këtij viti të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencave.
- Post By Fami Bajrami
- 18:14, 7 prill, 2025

Nion, 7 prill 2025 (MIA) - Federata evropiane e futbollit (UEFA) ka hapur sot procesin e aplikimit për blerjen e biletave për finalet e këtij viti të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencave.
Portali zyrtar i UEFA-s për blerjen e biletave do të jetë i hapur deri të premten më 11 prill në orën 11:00, ndërsa çdo individ do të mund të blejë maksimum dy bileta për Ligën e Kampionëve, ndërsa nga katër për dy finalet e mbetura.
Si vitet e kaluara, pjesa më e madhe e biletave janë të destinuara për tifozët e finalistëve, ndërsa biletat për publikun e gjerë do të shiten me short, që do të kryhet pas periudhës për paraqitje.
Çmimet e biletave lëvizin nga 70 euro për finalistët, ndërsa për vendet e tjera do t'ju duhen nga 180 deri në 950 euro.
Ndeshja finale në Ligën e Evropës do të luhet më 21 maj në Bilbao, ndërsa finalja e Ligës së Konferencave do të luhet më 28 maj në Vroclav. rq/bsh/
Foto: Fejsbuk