Fillkov: Luboteni është përkujtim i dhimbshëm, obligim i yni është ta përkujtojmë dhe të krijojmë shoqëri në të cilën tragjeditë e tilla nuk do të përsëriten asnjëherë
- Delegacioni qeveritar i kryesuar nga miunistri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot në disa lokacione vendosi lule në pllakat përkujtimore duke iu shprehur respekt tetë pjesëtarëve të përbërjes rezerve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët para 24 viteve e humbën jetën afër vendit Stanet e Lubotenit.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:27, 10 gusht, 2025
Shkup, 10 gusht 2025 (MIA) - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga miunistri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot në disa lokacione vendosi lule në pllakat përkujtimore duke iu shprehur respekt tetë pjesëtarëve të përbërjes rezerve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët para 24 viteve e humbën jetën afër vendit Stanet e Lubotenit.
Respekt u shpreh para pllakës përkujtimore të Tomisllav Naxtevskit në Komunën Gjorçe Petrov, para përmendores së të rënëve në fshatin Vollkovë si dhe në kazermën "Ilinden" dhe në fshatin Lubanci.

Më 10 gusht të vitit 2001, në rrugën drejt vendit Stanet e Lubotenit, me automjet ushtarak ngarkues, gjatë aktivizimit të një mine jetën e humbën tetë pjesëtarë të përbërjes rezerve të Armatës: Tome Badarovski, Goce Çankullovski, Branko Janev, Tomisllav Nastevski, Marjanço Boshkovski, Ivica Zllatevski, Tome Dimovski dhe Rade Jankovski.

"Obligim i yni është të përkujtojmë dhe të krijojmë shoqëri në të cilën tragjedi të tilla nuk do të përsëriten tashmë asnjëherë", thuhet në kumtesën nga Ministria e Drejtësisë.
Foto: Ministria e Drejtësisë