• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillim zyrtar i Aktivitetit të USAID-it për të rinj

Fillim zyrtar i Aktivitetit të USAID-it për të rinj

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të shënohet fillimi zyrtar i Aktivitetit të USAID-it për të rinj, të cilët aktivisht krijojnë mundësi. Aktiviteti do t'u mundësojë njerëzve të rinj qasje deri te programet inovative për stërvitje, praktikë dhe këshillim për karrierë, duke i pajisur me shkathtësi adekuate për tregun e punës.

Në ngjarjen, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë drejtoresha e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) për Evropë dhe Evroazi, ambasadorja Erin E. MekKi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.

Nebojsha Mojsoski, udhëheqësi i Aktivitetit dhe prof. dr. Biljana Angellova, rektore e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup do ta nënshkruajnë Memorandumin për mirëkuptim gjatë ngjarjes me qëllim që të përkrahen më shumë të rinj në përmbushjen e hendekut mes arsimit formal dhe punësimit.

Aktiviteti pesëvjeçar i USAID-it për të rinj, të cilët aktivisht krijojnë mundësi, i cili është me vlerë shtatë milionë dollarë, do të punojë me 10.000 të rinj në vend, që t'u sigurojë mundësi ekonomike të rinjve, t'i përforcojë shkathtësitë e tyre për punë, përparim në karrierë dhe pjesëmarrje civile, ndërsa do të promovojë edhe vlera dhe përvoja, të cilat do t'u ndihmojnë të bëhen më të pavarur.

Aktivitetin e zbaton Përparimi i ekonomive për komunitete më të fuqishme, organizatë joprofitabile amerikane, në bashkëpunim me Qendrën për sipërmarrës dhe zhvillim të menaxherëve (CEED Hub) Shkup dhe Forumi arsimor rinor. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR