• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filkov-Pandov: Reforma të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në burgje

Filkov-Pandov: Reforma të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në burgje

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Gjendjet dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, si dhe ndërmarrja e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjeve, parandalimi i korrupsionit, dhuna dhe trajtimi adekuat i personave të dënuar, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të drejtësisë Igor Filkov me u.d. drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve (DES), Aleksandar Pandov.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, në takim është dakorduar që në periudhën e ardhshme të intensifikohet realizimi i Projektit për "Rikonstruimin e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese" i cili zbatohet me kredi nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

"Realizimi i suksesshëm i Projektit paraqet vetëm një nga bazat për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme me kushtet në burgje, trajtimin me personat e dënuar dhe të paraburgosur si dhe arritje të risocializimit të personave të cilët e kanë vuajtur dënimin me burg", informojnë nga Ministria e Drejtësisë. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR