Filipçe: Vendimin për koalicione në rrethin e dytë do ta marrim deri të mërkurën, përkatësia etnike nuk do të jetë kriter
- Karakteri multietnik i shtetit dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të mbeten prioritet, LSDM-ja deri të mërkurën do të vendos me kë do të bëjë koalicion ose përkrah për rrethin e dytë, tha sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga shtabi i partisë në komunën e Aerodromit, prej ku porositi se kandidati i tyre, Aleksandar Trajanovski hyn në rrethin e dytë me përkrahje të fuqishme dhe vizion të qartë për komunën.
- Post By Besnik Shuki
- 14:41, 26 tetor, 2025
Shkup, 26 tetor 2025 (MIA) - Karakteri multietnik i shtetit dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të mbeten prioritet, LSDM-ja deri të mërkurën do të vendos me kë do të bëjë koalicion ose përkrah për rrethin e dytë, tha sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga shtabi i partisë në komunën e Aerodromit, prej ku porositi se kandidati i tyre, Aleksandar Trajanovski hyn në rrethin e dytë me përkrahje të fuqishme dhe vizion të qartë për komunën.
"Gjatë javës së kaluar kemi bërë analiza të hollësishme të votave dhe në pajtim me këtë e definuam strategjinë për paraqitje në rrethin e dytë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Aerodromit të dalin në numër edhe më të madh dhe ta japin votën e tyre për Trajanovskin, i cili tregoi se ka kapacitet ta udhëheq komunën", tha Filipçe.
Ai e vlerësoi kundërkandidatin e VMRO-DPMNE-së si joaktiv, duke shtuar se nuk ka përmbushur as 20 për qind nga programi i tij.
Në pyetje të gazetarëve për përkrahje eventuale për komunat ku LSDM-ja nuk ka kandidat të vetin në rrethin e dytë, posaçërisht në Kërçovë dhe Bërvenicë, Filipçe tha se vendimi për përkrahje të merret më së voni deri të mërkurën.
Sipas Filipçes, karakteri multietnik i shtetit dhe marrëdhëniet e mirë ndëretnike duhet të mbeten prioritet.
"Do të bisedojmë me të gjithë faktorët politikë, jo vetëm për Kërçovën dhe Bërvenicën, por edhe për Shkupin, Karposhin, Kumanovën. Vendimi nuk do të bazohet në përkatësinë etnike, por në karakteristikat e organizatrave lokale dhe disponimin e anëtarëve tanë", tha Filipçe. bsh/
Foto: MIA